LAJMI I FUNDIT:

Seria e vrasjeve në Elbasan, krime “pa autorë” për pazare droge

Seria e vrasjeve në Elbasan, krime “pa autorë” për pazare droge

Elbasani prej vitesh është kthyer në një prej qyteteve ku përplasja mes grupeve kriminale ka shkaktuar dhjetëra viktima.

Vetëm në 5 vitet e fundit në këtë qytet janë bere 7 atentate mafioze pa autor ku shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet e vjetra për prishjen e pazareve të drogës.

Vrasja e Lulzim Bitirit dhe Ardian Çollakut riktheu dhe njëherë në vëmendje përplasjet mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit. Ekzekutimi i dyfishtë mbrëmjen e 4 tetorit për hetuesit shihet si vazhdim i sagës së hakmarrjeve mes grupeve kriminale që veprojnë në këtë qytet.  Shkak është bërë prishja e pazareve të drogës. E megjithatë, identifikimi i autorëve duket një mision i vështirë.


Vetëm në 5 vitet e fundit, 7 atentate me 10 viktima janë ende pa autor, ngjarje këto që kanë rënduar akoma më shumë situatën kriminale në Elbasan.

Mes vrasjeve pa autor është dhe ajo e 3 shkurtit të 2016, e konsideruar si masakra e Elbasanit, ku humbën jetën Agron Çapja, Ardit Sinakolli, Eno Bedalli si dhe u plagosën 9 të tjerë.

Por, përplasja mes grupeve kriminale në këtë qytet nuk ka përfshirë vetëm anëtarët e tyre, por dhe personat e konsideruar si të afërt me ta. Mes tyre është vrasja e 22 marsit të 2019 e Ravik Gurrës, avokat i fisit Çapja, të konsideruar si një prej grupeve më me influencë në këtë qytet.

Saga e hakmarrjes mes bandave në qytetin e Elbasanit është e njohur për autoritetet, ndërsa qytetarët ndjehen gjithnjë e më të pasigurt për jetën./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori