LAJMI I FUNDIT:

Sergio Ramos, 25 penallti radhazi të kthyera në gol: Transmeton besim dhe udhëheqje kur vendos topin në pikën e penalltisë

Sergio Ramos, 25 penallti radhazi të kthyera në gol: Transmeton besim dhe udhëheqje kur vendos topin në pikën e penalltisë

Më 9 maj 2018, Sergio Ramos goditi një penallti ku qëlloi traversës kundër Sevillas në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Që atëherë, kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës ka një rekord të përsosur nga penalltitë për klubin dhe vendin.

Reputacioni i mbrojtësit për penalltitë kishte rënë kur gjuajti mbi portë në ndeshjen që Real Madridi e humbi ndaj Bayern Munchen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2011/12.


Vetëm disa muaj më vonë, qendërmbrojtësi gjuajti një penallti në gjysmëfinale të EURO 2012 në ndeshjen Spanjë – Portugali, me stilin Panenka, ku edhe shënoi. Ky lloj i rezistencës dhe qetësisë i ka shërbyer atij për shumë vite.

Tani për tani, Ramos po shijon një rekord, duke bërë që të shënojë secilin nga 25 penalltitë e tij të fundit në nivel klubi dhe kombëtareje.

Lidershipi

Joaquin Caparros, trajneri që i dha Ramos debutimin e tij në ekipin e parë te Sevilla, beson se mbrojtësi ka një udhëheqësi në dhomat e zhveshjes te Real Madridi dhe Spanja, gjë që i i ka dhënë edhe sukses personal.

“Është kulmi i të gjithave, i besimit dhe udhëheqjes”, ka thënë Caparros.

“Kjo është ajo që ai transmeton kur vendos topin poshtë për penallti. Udhëheqësi është lider në çdo kohë. Ramos është bërë sinonim i penalltisë në stilin Panenka gjatë dy viteve të fundit”.

“Gjuajtësi është ai që vendos, që udhëheq”, thotë Caparros.

Psikologji

Mentaliteti i Ramos kur merr përsipër të gjuajë penallti, admirohet jashtëzakonisht edhe nga Jose Carlos Jaenes, ekspert në psikologjinë sportive në Universitetin Pablo de Olavide.

“Ramos kishte humbur një penallti shumë të madhe [kundër Bayern] dhe kjo kërkon një sjellje të ri-mësimit”.

“Për ta bërë këtë, duhet të jesh një lojtar i pjekur dhe i përkushtuar. Nëse jo, shumë lojtarë mbesin”.

“[Marrja e një penalltie] është një situatë stresuese, prandaj shumë lojtarë thonë që porta zvogëlohet dhe portieri rritet. Është një burim shqetësimi i madh”.

“[Penallti] nuk janë momente për t’u treguar. Kur ekzekutoni një Panenka, kjo tregon siguri, por nëse do të isha trajner, do ta thërrisja në zyrën time”, ka thënë Jaenes.

Portieri Joel Robles i Real Betis tregon sekretin e Ramos

Joel i Betisit është një nga portierët e fundit që është përballur me një penallti të Ramosit në shtator.

“Ajo që e bën Sergio Ramos të shënojë kaq shumë penallti është pauza që ai bën para se të godasë topin”, ka thënë Robles.

“Ai pret deri në momentin e fundit para se portieri të reagojë. [Mikel] Oyarzabal është gjithashtu një gjuajtës shumë i mirë”, deklaroi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=7Q9d3hPIep0&ab_channel=Haypartido%21

Trajneri i portierëve tregon se si vendos Ramosi të gjuajë

Ish -portieri i Real Madridir, Pedro Jaro tani është trajneri i portierëve në ekipin kombëtar të Ukrainës. Specialisti i penalltive ka analizuar teknikën e Ramos nga 11 metërshi.

“Ai fillon vrapimin e tij, shikon portierin, vendos dhe nuk ka një vend fiks”, ka thënë Jaro.

“Për më tepër, ai vazhdon të shikojë [në portier] deri në sekondën e fundit. Ai gjuan më shumë në të djathtë, por mund të ndryshojë dhe përdor anën tjetër, ose Panenka”.

“Sergio Ramos ka shumë besim. Ai është i aftë të kapërcejë çdo sfidë. Ai konkurron me veten e tij dhe kjo është ajo që e çon të marrë një rrezik”, ka thënë Jaro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

La Liga
Kalo në kategori