Ajo është tenistja më e pasur në botë ndërsa ai është një ndër bashkëthemeluesit e Reddit, ku së bashku kanë pasuri në vlerë mbi 124 milionë euro.

Serena Williams, 36 vjeç dhe Alexis Ohanian, 34 vjeç javë më parë kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre disavjeçare.


Çifti raportohet se muajin e mjaltit do ta kalojnë në ishujt fantastike të Bahamasit, ku do të paguajnë rreth 30 mijë euro në javë për një vilë.

serena 2

Vilë luksoze posedon tre dhoma të fjetjes pesë banja dhe gjendet në një pronësi private me 96 hektarë.

Kamalame Cay zë vendin e parë sa i përket hoteleve turistike sipas kompanisë "Travel + Leisure Magazine" - ofron shërbimet e kuzhinierëve privatë, butlerëve dhe trajnerëve personalë gjatë tërë kohës.

serena 9

Kujtojmë se tenistja amerikane ka sjellë në jetë një vajzë gjatë muajit shtator të këtij viti.

Ndryshe, Ohanian thuhet se i ka blerë një unazë dy milionë dollarëshe për martesë Williamsit. /Telegrafi/

serena 1

serena 3

serena 4

serena 6

serena 7

serena 8

serena 10

serena 11

serena 12