Qeveria e Serbisë në vazhdimësi ndan miliona euro për komunat me shumicë serbe, me një përqendrim në katër komunat veriore të Kosovës.
Sipas projeksioneve të fundit të parashikuara me Projektligjin për Buxhet të vitit 2020, Serbia ka paparë të investojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj.
Rreth 63.7 milionë euro janë planifikuar për Zyrën për Kosovën që funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë. Pjesa më e madhe e fondeve, parashihet të shpenzohet për “mbështetjen e funksionimit të institucioneve dhe organizatave në territorin e Kosovës”. Fjala është para së gjithash për strukturat paralele apo “organet e përkohshme” të shtetit serb në Kosovë, të cilat Kosova nuk i njeh dhe të njëjtat, sipas Marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, do të duhej të integroheshin në institucionet e Kosovës.
Këto investime për strukturat paralele, nga ekspert të çështjeve ekonomike dhe qeveria në largim, konsiderohen të kundërligjshme.
Naim Gashi, ekspert i fushës së ekonomisë, tha për Radion Evropa e Lirë se investimet e tilla janë antikushtetuese, pasi që kanë për qëllim që të financojnë strukturat paralele që vazhdimisht angazhohen kundër shtetësisë së Kosovës.
“Pjesa dërmuese e këtyre fondeve shkon edhe për strukturat paralele në veri, siç janë ‘rojat e urës’ të cilat njëherë u tha që u shpërbënë, pastaj u ri-aktualizuan edhe institucionet tjera të sigurisë që Serbia i financon në Kosovë dhe të cilat kanë për qëllim që të minojnë shtetin e Kosovës dhe të pengojnë integrimin e komunitetit serb në institucionet Kosovës”, thotë Gashi.
Kjo praktikë e investimit në strukturat paralele, shton Gashi, bien ndesh edhe me marrëveshjet e Brukselit që i ka nënshkruar Qeveria e Serbisë me Qeverinë e Kosovës dhe në këtë mënyrë, sipas Gashit, ato bien ndesh me parimet evropiane të fqinjësisë së mirë.
Pjesa veriore e Kosovës, që nga pas lufta ka funksionuar mbi bazën e një sistemi paralel të organizuar nga Beogradi. Në kuadër të dialogut të Brukselit, Prishtina dhe Beogradi patën arritur marrëveshje për integrimin e katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe në kuadër të sistemit ligjor-kushtetues të Kosovës, ku investimet përbënin një element të rëndësishëm, krahas zgjedhjeve të lira, ndonëse ky proces integrues mbetet ende në vijim e sipër.
Brishtësia e institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, thotë Naim Gashi, është shfrytëzuar më së miri nga Serbia.
“Është detyrë e shtetit të Kosovës që këto obstruksione dhe këto shkelje të rënda ligjore që ia bëjnë shtetit të Kosovës të luftohen përmes rendit dhe ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presionin e saj ndaj Serbisë për t’u ndalur kjo veprimtari armiqësore ndaj shtetit të Kosovës”, thotë Gashi.
Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë në largim, thonë se institucionet e Kosovës nuk kanë arritur ende të shtrijnë sovranitetin e plotë në pjesën veriore.
Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se çdo investim që përfill ligjet në Kosovë nuk kundërshtohet, por që investimet e Serbisë në strukturat paralele janë të papranueshme dhe nuk do të duhet të bëhen.
“Gjithkush ka të drejtë të investojë në Kosovë duke respektuar ligjet dhe rregullat e Kosovës pa marrë parasysh se kush është Serbia apo ndonjë vend tjetër. Kushdo që vjen e investon për mirëqenien e komuniteteve e ka një liri më të madhe pasi që në ligjet tona është e paraparë që t’iu sigurohet mirëqenia nga shteti amë. Ne kemi paraparë fonde të veçanta për të zhvilluar ekonominë, infrastrukturën në atë pjesë (në komunat veriore) është një fond i veçantë që është paraparë me ligj, por që është vështirë të zbatohet pasi që po pengohet nga Serbia, ata nuk po i lejojnë serbët që t’i marrin ato fonde atë përkrahje dhe ato fonde kanë mbetur pa u shfrytëzuar”, thotë Shatri.
Për të shmangur investimet e Serbisë në strukturat paralele, marrë parasysh se ato nuk përfillnin ligjet e Kosovës, në vitin 2013, në kuadër të dialogut të Brukselit, ishte arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për doganat mbi bazën e së cilës ishte themeluar edhe Fondi i Mirëbesimit.
Deri në fund të vitit 2018, ky Fond ka arritur vlerën e mbi 15.5 milionë euro, kurse 11 milionë euro janë shpenzuar në 30 projekte të ndryshme, disa nga të cilat, sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë në fazën e zbatimit.
Fondi, sipas BE-së, favorizon investimet në projektet publike, të cilat mund të kenë ndikim në zhvillimet socio-ekonomike në komunat në veri. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Partneri i ISA Consulting Group, “Reveal,” zgjeron inovacionin e AI në Kosovë

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame