LAJMI I FUNDIT:

Serbia pretendon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, MPJ thotë se nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare 

Serbia pretendon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, MPJ thotë se nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare 

Derisa Serbia po vazhdon fushatën e saj të egër kundër shtetit të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Ivica Daçiq, ka thënë se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës thanë për Telegrafin se nuk kanë marrë asnjë shkresë zyrtare lidhur me çnjohjen e shtetit të Kosovës.

Aktiviteti i fundit i ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq kundër shtetit të Kosovës po zhvillohet në Sierra Leone, prej nga tha se ky shtet është vendi i 18-të që tërheq njohjen për Kosovën.

“Mund ta  tregoj notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në të cilën thuhet se Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës, dhe se zyrtarët e këtij vendi janë zotuar se do të respektojnë rezultatet që vijnë nga dialogu me ndërmjetësimin e BE dhe OKB-së”, ka thënë Daçiq, raporton Telegrafi.

Megjithëse po vazhdon fushata e egër e Serbisë kundër shtetit të Kosovës, për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone dhe as për 17 shtetet tjera që Serbia po pretendon se kanë tërhequr njohjet nuk janë dërguar shkresa zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Daçiq: Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Daçiq: Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës

Zyrtarë të kësaj ministrie në kushte anonimiteti i thanë Telegrafit se deri më tani nuk ka asnjë shtet që ka dërguar shkresë për çnjohje.

Sipas këtij zyrtari, në MPJ, deri sot ka arritur vetëm një shkresë nga një shtet, e cila po ashtu nuk është çnjohje, por ka të bëj me ngrirjen e marrëdhënieve, deri në momentin që të përfundoj dialogu me Serbinë.

“Ishujt Solomon, i vetmi shtet, që ka dërguar një letër për ngrirje të raporteve me Kosovën derisa të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi. Asnjë shtet tjetër, përkundër propagandës që bën Serbia, nuk ka dërguar ndonjë shkresë për të ashtuquajturën çnjohje të pavarësisë”.

Ndryshe, paralajmërimin se do të ndodhin çnjohje tjera, e kishte bërë dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në Washington tha se “gjatë ditëve të ardhshme presin çnjohje tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori