LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës

Daçiq: Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës

Serbia është duke vazhduar fushatën e egër kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm serb, i cili ka deklaruar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Agjencisë serbe të lajmeve Tanjug këtë informacion ia ka kumtuar ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Siera Leone.


Se do të ndodhin çnjohje tjera, një paralajmërim të tillë e kishte bërë dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili në Washington tha se “gjatë ditëve të ardhshme presin çnjohje tjera”, transmeton Telegrafi.

“Mund ta  tregoj notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në të cilën thuhet se Sierra Leone tërheqë njohjen e Kosovës, dhe se zyrtarët e këtij vendi janë zotuar se do të respektojnë rezultatet që vijnë nga dialogu me ndërmjetësimin e BE dhe OKB-së”, ka shtuar Daçiq për Tanjug. /Telegrafi/