Beogradi i kënaqur me vrasjet në Ukrainë. Krimet ruse ndaj popullit ukrainas, Serbia nuk i gjakon sikur kur vriste vet në Bosnje. Kështu mund të vlerësohet çdo lajm që lexon a dëgjon dikush nga mediat serbe, shumicën e të cilave, pa asnjë dyshim, i ka në dorë dhe i dirigjon qeveria e Beogradit në krye me Aleksandar Vuçiqin
Për më keq, kaluan 22 vjet nga përfundimi i krimeve serbe në Kosovë dhe BE-ja nuk e gjeti një shteg për ta hapur derën integrimeve. Sa herë që janë takuar shqiptarët e serbët në Bruksel, pothuajse vetëm për foto, BE e ka shpallur një sukses të madh në diplomaci. Por, për të ecur me hapa konkret para, duhet ndryshuar politika e deritashme. Ndryshe, Serbia do ta destabilizojë Ballkanin edhe për një mijë vjet.
Cilin prej vendeve që kanë dalë nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë nuk e destabilizon Serbia me shërbimet e saja? A ka dikush që nuk e sheh çka bën Beogradi në Bosnje? A ka dikush që nuk sheh se çka bënë Beogradi në Mal të Zi? A ka dikush që nuk e sheh çka bën Serbia në Kosovë? Cili problem është zgjidhur mes Serbisë dhe shteteve të përmendura?
Lufta në Ukrainë i nxori edhe më shumë në shesh dobësitë e Brukselit dhe lëshimet e mëdha ndaj Serbisë. Këto lëshime janë kuptuar nga Serbia si frikë e vendeve të BE-së. Këtë defensivë të BE-së e shfrytëzoi edhe Rusia. Tregtia i harroi mundësitë për luftë të armatosur.
Duke e parë qëndrimin aktual serb kundruall zhvillimeve në botë, veçanërisht në Ukrainë, nuk ka kush që e shpjegon heshtjen e Brukselit zyrtar. Serbia nuk ka lëvizë asnjë shkronjë sa i përket qëndrimit të saj në raport me vendet fqinje. Serbia, pasi dorëzoi disa ish-drejtues të shtetit në Hagë, me njëqind dredhi vazhdoi politiken aty ku e la Sllobodan Millosheviq. E, sa faqe letër mund të mbushen me faktet e Serbia ende e destabilizon. Sanksionet që e kryenin punën e duhur, Serbisë ia hoqën pa plotësimin e kushteve themelore për demokratizim. Brukseli ia hapi madje negociatat për anëtarësim, duke e lavdëruar “për arritjet demokratike”.
Lufta në Ukrainë po tregon kush është Serbia me qëndrim të hapur përkrah Rusisë. Për habi, as Ukraina nuk e tërhoqi ambasadorin e saj nga Beogradi. Ndërkaq, mbetja e Shqipërisë në lidhje me Serbinë, nuk do koment.
Beogradi e shikon qetë bombardimin rus të Ukrainës, ashtu siç e shikonin granatimin e Sarajevës. Për këtë qëndrim antinjerëzor të Serbisë, Bogdan Bogdanoviq në një intervistë ka thënë se populli serb ka devijuar rrugën e civilizimit. Beogradi më nuk është ai qyteti ku takon njerëz të përkatësive të ndryshme etnike. Aty tash janë grumbulluar kriminelët nga vatrat e luftës në Bosnje, në Kroaci e në Kosovë. Shumica dërmuese e intelektualëve nga të cilët mund të pritej diçka më mirë, kanë ikur azil në vendet perëndimore.
Ata që e përkrahin pushtetin e tashëm serb sillen si të sëmurë. Populli serb më nuk ka mundësi të dëgjojë çka thonë të tjerët përreth. Serbët nuk janë në gjendje të shkojnë as deri në Zagreb. Serbia nuk e sheh botën në të cilën jeton sepse jeton në një bote te rreme, larg realitetit.
Vuçiqi e ka lansuar njëfarë Bote Serbe që nuk është asgjë tjetër pos luftë për Serbinë e Madhe, siç është Bota Ruse ajo që synon ta zhbëjë Ukrainën. E, nga ajo që po ndodhë në Ukrainë, BE-ja akoma nuk po këndellet. A do ta gjejë BE rrugën e pavarësisë ekonomike, a do të financojë makineri tjetër vrastare, si atë ruse, apo do t’i vë pikë kësaj dobësie, kjo mbetet të shihet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInjorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama