LAJMI I FUNDIT:

Serbia e pakënaqur me Policinë e Kosovës, kërkon nga EULEX-i të hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Serbia e pakënaqur me Policinë e Kosovës, kërkon nga EULEX-i të hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se nuk ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës në zgjidhjen rastit të vrasjes të politikanit serb, kryetarit të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” (SDP), Oliver Ivanoviq dhe i bëri thirrje EULEX-it që të jetë i përfshirë në mënyrë më aktive në zgjidhjen e këtij rasti.

Siç raportojnë mediat serbe, Stefanoviq ka thënë se bëhet fjalë për hetimin e prokurorisë, kurse Serbia është përpjekur për të ushtruar presion mbi Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe OKB-në dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare të ushtrojnë presion që ky rast të zgjidhet më shpejt, përcjell Telegrafi.

“Serbia është e interesuar në zgjidhjen e këtij rasti, por nuk e shoh dëshirën e palës tjetër”, tha Stefanoviq, duke shtuar se në këtë rast nuk ka shkëmbim informacionesh.


Të gjitha lajmet nga Oliver Ivanoviq
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oliver Ivanoviq

Siç theksoi ai,  mungesa e vullnetit për të bashkëpunuar është parë që nga fillimi, kur janë dhënë deklarata politike dhe shihet edhe tani, kur topi i hidhet Beogradit, se nuk duan të shkëmbejnë informacione.

“Do të doja të përfitoj nga rasti që edhe një herë t’i bëj thirrje EULEX-it që të jetë i vetëdijshëm për rolin që ka dhe të angazhohet në mënyrë aktive në zgjidhjen e rastit”,  tha Stefanoviq. /Telegrafi/