LAJMI I FUNDIT:

Serbia dominon me kërkesat për qasje në të dhënat e qytetarëve në Facebook dhe Instagram

Serbia dominon me kërkesat për qasje në të dhënat e qytetarëve në Facebook dhe Instagram

Nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dërgon më së shumti kërkesa te kompania Meta për të marrë informacione lidhur me të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, thuhet në të dhënat e fundit.

Që nga viti 2013, Meta ka publikuar raporte të transparencës në ueb-faqen e saj çdo gjashtë muaj, ku përfshihen edhe kërkesat që bëjnë institucionet shtetërore për ndarjen e të dhënave.


Shtetet po kërkojnë të dhëna nga Meta, si pjesë e hetimeve zyrtare. Shumica e këtyre kërkesave lidhen me çështje penale, sikurse vjedhjet dhe rrëmbimet. Në shumicën e rasteve kërkohen të dhëna bazike, sikurse emri, data e regjistrimit dhe kohëzgjatja e përdorimit të rrjetit social.

Për më tepër, shtetet mund të kërkojnë të dhëna për IP adresat apo për përmbajtjen e vetë llogarive.

“Për çdo kërkesë që ne pranojmë, ne me kujdes i kontrollojmë nëse ligjërisht janë të pranueshme. Ne mund t’i refuzojmë ato apo të kërkojmë më shumë detaje lidhur me kërkesat, nëse ato janë shumë të gjera apo të paqarta”, thuhet në njoftimin e Meta.

Si në vitin 2021, ashtu edhe më 2022, Serbia ka bërë numrin më të madh të kërkesave në kompaninë Meta krahasuar me shtetet e tjera në rajon. Më 2022, Mali i Zi ka bërë më së paku kërkesa, ndërkaq Kosova më 2021 kishte drejtuar më së paku kërkesa në Meta. Sa i përket statistikave në nivel botëror, vitin e kaluar shtetet dërguan mbi 476 mijë kërkesa, që është 51 mijë më shumë se në vitin 2021.

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia prin edhe kur bëhet fjalë për kërkesat për veprime urgjente, ndonëse numri i kërkesave të tilla në vitin 2022 ka rënë në krahasim me vitin paraprak. Numri më i vogël i kërkesave të tilla – vetëm një – është dërguar nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar, raporton REL.

Pushteti absolut nga Vuçiqi në Serbi – nuk i mjafton kontrolli i plotë mbi mediet, kërkon nga Meta të dhëna edhe për qytetarët
Lexo po ashtu Pushteti absolut nga Vuçiqi në Serbi – nuk i mjafton kontrolli i plotë mbi mediet, kërkon nga Meta të dhëna edhe për qytetarët

Kujtojmë se Meta kishte mbyllur mijëra profile të rreme të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Rrjeti bot-ve dhe troll-ve të kësaj partie kishte 5,374 llogari, 12 grupe në Facebook dhe 1,060 profile në Instagram. Siç deklaron Meta, partia e Aleksandar Vuçiqit kishte shpenzuar mbi 150 mijë euro, të cilat paguheshin edhe në dollarë.

Meta shton se rrjeti i SNS funksiononte ndryshe nga “fermat e troll-ve” tradicionale, të zbuluara më parë në Rusi dhe që menaxhoheshin nga një qendër e vetme, pra një zyrë apo një grup zyrash. Ndryshe nga ai sistem, operacioni i SNS-së bazohej në individë që “publikonin” në të gjithë Serbinë.

Këto profile postuan edhe përmbajtje duke kritikuar opozitën, ndërsa përveç rrjeteve sociale, komentet në mbështetje të pushtetit u bënë drejtpërdrejt edhe në faqet e medieve.

Kompania Meta nuk ndan të gjitha të dhënat që kërkojnë shtetet, por një pjesë e këtyre kërkesave refuzohet apo kthehet mbrapsht për plotësim.

Megjithatë, në raportin për transparencë, Meta publikon edhe përqindjen e informacioneve që kompania ndan pas kërkesave. Këto statistika përfshijnë edhe rastet në të cilat kompania Meta ka ofruar informacione për përdorues pas kërkesës së qeverisë së ndonjë shteti.

Vitin e kaluar, Kroacia kishte shkallën më të lartë në rajon të kërkesave të përmbushura pjesërisht apo plotësisht me mbi 85 për qind, pasuar nga Serbia me 10 për qind më pak.

Kosova ka pasur shkallën më të ulët të përmbushjes së kërkesave, me vetëm 19 për qind.

Kërkesat e shteteve mund të aplikohen edhe për llogaritë e Meta-s në rrjetet sociale. Më 2022, numri i porosive që ishin subjekt i kërkesave shtetërore që iu dërguan kompanisë Meta për informacione lidhur me përdoruesit në rajon ishte më i larti në rastin e Serbisë. Mali i Zi kishte deri në 12 herë numër më të ulët të këtyre kërkesave, duke u renditur i fundit në rajon.

Në nivel botëror, numri total i përdoruesve apo llogarive, për të cilat shtetet kanë kërkuar të dhëna, u rrit nga 716 mijë në pothuajse 828 mijë.

Raportet e transparencës u publikuan më herët nga kompania Twitter – një rrjet social në pronësi të Elon Muskut, miliarderit dhe themeluesit të SpaceX, që nga tetori i vitit 2022.

Megjithatë, Twitter ka publikuar raportin e tij të fundit të transparencës për periudhën korrik-dhjetor 2021.

Po ashtu, në vitin 2020 rrjeti social Twitter kishte mbyllur mbi 8 mijë llogari të rreme pro-qeveritare në Serbi. Në gusht 2021, kishte identifikuar disa media në Serbi “që bashkëpunojnë me Qeverinë e Serbisë”.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori