LAJMI I FUNDIT:

Serbia 1914

Serbia 1914
Ilustrim

Serbia ndodhët në një situatë të ngjashme me atë të vitit 1914. Straregjia e saj për të realizuar Serbinë e Madhe mbështetet në po të njëjtën mendësi. Se cila ka qenë atmosfera, më së miri shpjegohet nga kujtimet e J. Jovanoviqit, për një takim me Lubomir Stojanoviqin – anëtar i Partisë Radikale, deputet, kryetar qeverie (1905-1906), ministër Arsimi, këshilltar shtetëror gjatë Luftës së Parë Botërore …

Si strategji për të krijuar Serbinë e Madhe, në atë kohë, serbët llogarisin në krijimin e një katrahure botërore, nga e cila Serbia do të përfitojë. Këtë, Stojanoviq e shpjegon: “Duhet të luftojmë me Austrinë edhe nëse ajo, derisa të vepron Rusia, na pushton për një kohe. Pastaj do të detyrohet të tërhiqet nga Serbia dhe të na dorëzojë Herceg-Bosnjën, Vojvodinën dhe të gjitha”.


Në këtë frymë, qeveria serbe, me leje të Rusisë, e organizon Atentatin e Sarajevës të vitit 1914, që bëhet shkak i fillimit të Luftës së Parë Botërore, nga e cila pësuan 50 milionë evropian.

Nga kjo, në vend se Serbia të ndëshkohet, ndodhi e kundërta; ajo fitoi shumë, e krijoi Serbinë e Madhe – Jugosllavinë. Kjo ngjarje është nonsens në marrëdhëniet ndërkombëtare, se si një shtet përfiton nga një akt terrorist!

Për këtë, me 1924, Edi Durham shkruan: “Si mund të ruhet paqja evropiane, nëse një shtet lihej i pandëshkuar kur nxit vrasje në një shtet tjetër”.

Aksioni i djeshëm terrorist i Serbisë në territorin e Kosovës, është logjikë tipike e veprimit të 1914, vetëm se personazhet kanë ndryshuar: rolin e Apisit po e luan Vulin, atë tē Pashiqit “engjëlli” Vuçiq.