Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në të njëjtën kohë derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte në Spanjë, në samitin e tretë të Bashkimit Politik Evropian dhe në rrjetet sociale “mburrej” për takime me liderët evropianë – ai i “lavdëroi” serbët në kontekstin se si Perëndimi nuk mund t’i thyejë.
Vladimir Putin, duke kritikuar OKB-në, pyeti: “Pse serbët janë objektiv në Perëndim, unë nuk e kuptoj. Rusia ishte gjithashtu një objektiv në fillim të viteve ’90-ta, ata donin që BRSS të shembet. Serbia ishte e gatshme për çdo gjë dhe donte gjithçka, por ata ishin nën presion. Dhe ata vazhdimisht kërcënojnë me sanksione. Kam dëgjuar shumë herë se ata janë hallkë e dobët dhe duhet të shtypen. Është një paradigmë që është krijuar. Serbët nuk janë popull i tillë. Serbia nuk është një kulturë e tillë. Është e pamundur ta shkatërrosh Serbinë”.
Gjatë asaj kohe [derisa Putin lavdëronte serbët dhe Serbinë] Aleksandar Vuçiq pati një sërë takimesh me zyrtarë të huaj në Granada – dhe, sipas fotove që i publikon në Instagram, ai pati një takim të përzemërt me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, i ulur pranë Olaf Scholz, kancelarit të Gjermanisë…
Pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, arrestimit të Milan Radoiçiqit, akuzave se regjimi i Aleksandar Vuçiqit ishte përgjegjës për vrasjen e një polici të Kosovës, pra dyshimi se Vladimir Putin dhe shërbimi rus qëndrojnë pas gjithë kësaj, porosia e presidentit të Rusisë se serbët janë të pathyeshëm nën presionin e Perëndimit, mori vëmendje të madhe.
“Përderisa Vuçiq po përpiqet të bindë partnerët e tij perëndimorë se ai nuk qëndron pas aktit terrorist në Kosovë, Vladimir Putin po përpiqet të forcojë ndjenjën antiperëndimore në Serbi me deklarata të tilla, të cilat tashmë janë shumë të theksuara”, tha Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, transmeton Telegrafi.
Më tej ajo tha për “Danas” se duke qenë se qarqet perëndimore po flasin për sanksione të mundshme ndaj Serbisë, Putin porosit se Serbia duhet të qëndrojë në pozicionet e saj sepse, siç thotë ai, “është e pamundur të shkatërrohet Serbia”.
“Kjo është një deklaratë shumë e rrezikshme dhe në thelb një formë presioni ndaj Beogradit që të vazhdojë me politikën e tij ndaj Kosovës, sepse është në interesin e Rusisë që të mund të ndezë zjarr në Ballkan kur t’i përshtatet”, përfundon Biserko.
Ndërsa, Boris Varga, gazetar dhe analist, thotë se Putin jashtë Rusisë është padyshim më i popullarizuari në Serbi.
“Ai [Putin] ndoshta është më i popullarizuar atje se vetë Vuçiqi. Moska është e vetëdijshme për këtë dhe e di se nevojiten pak investime dhe përpjekje për të rritur disponimin rusofil në Serbi, veçanërisht në kushtet e luftës në Ukrainë. Zyrtarët dhe zëdhënësit rusë, me deklaratat e tyre për ‘popullin e shtypur serb’, e ndezin herë pas here atë mit që e vë në konflikt Serbinë me fqinjët e saj dhe botën perëndimore”, shpjegon Varga.
Analisti serb thotë se ajo që po e bën Putini dhe është një moment i rëndësishëm, sepse e bën në kohën kur Serbia është në krizën më të madhe në marrëdhëniet me Perëndimin që nga rënia e Milosheviqit.
“Për një kohë të gjatë po përgatitej fushata për ‘kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”, kurse propaganda serbe dhe ruse çdo gjë e paraqiste si gjendje të paraluftës. Do të ishte shumë irracionale që ushtria serbe të shkojë në Kosovë, por është mjaft realiste që pas Banjskës të shpërthejnë disa incidente të reja individuale në Kosovë, madje edhe në Serbi”, thotë Varga, transmeton Telegrafi.
Më tej ai thotë se “në vend që të fillohej me qetësimin e tensioneve në shoqëri, edhe pas tragjedive të majit në Serbi edhe më tej janë duke u pompuar militantizmi dhe agresiviteti”.
“Pikërisht kjo po i konvenon Putinit dhe Rusisë, sepse ky është në fakt fronti i tyre ballkanik – të provokojnë eksese, konflikte dhe ta largojnë sa më shumë Serbinë dhe rajonin nga integrimi me Perëndimin. Dhe nuk është e padëmshme, sepse është pjesë e një politike të mirë-projektuar të Kremlinit, i cili sheh në republikat postsocialiste potencialin kryesor për disharmoninë në Evropë. Hungaria dhe Orban tashmë janë avokati i Putinit”, potencon Varga.
Sipas tij, Sllovakia po i afrohet kësaj dhe tabloja parazgjedhore në Poloni duket sikur i ka kthyer shpinën Ukrainës.
“Megjithatë, shpresa më e madhe e Rusisë është që SHBA-ja të pakësojë mbështetjen e saj dhe që republikanët t’i kthehen Putinit, dhe më i pritshmi është Trump. Në një tablo kaq komplekse gjeopolitike, Serbia mund të luajë një rol që do të t’i konvenonte shumë edhe Rusisë. Historia pro-ruse i shkon konvenon edhe Vuçiqit para zgjedhjeve dhe aty mbyllet rrethi. Deklaratat e tilla të Putinit vetëm sa e nxisin më tej elektoratin nacionalist në Serbi dhe e bëjnë të pamundur politikën properëndimore në Serbi. Në kushtet e krizës për Kosovën, një politikë e tillë e Beogradit mund të shkaktojë vetëm pezullim të integrimeve evropiane dhe sanksione. Dhe kjo është ajo që i duhet Putinit, që të dalë sërish me një deklaratë të re – “ja, e kam thënë, do t’i bombardojnë sërish serbët!”, përfundon Varga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova