Disa nga banorët më këmbëngulës të Vërbocit, tash e nëntë muaj protestojnë çdo ditë para Organit të Përkohshëm Komunal të Vitisë, i cili funksionon si institucion paralel në sistemin serb, me kërkesën për të gjetur një vend pune.
Ata deklarojnë se në muajin shkurt, kur nisën protestat, ishin rreth dyzet veta, por disa prej tyre ndërkohë hoqën dorë për shkak të, siç besojnë, presionit apo premtimeve të rreme.
Sipas sistemit të Kosovës, fshati Vërboc i përket Komunës së Kllokotit, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të lumit Ibër.
Mirëpo, siç shprehen, ata besojnë se Serbia është vendi i tyre dhe për këtë kërkojnë mbështetje nga Beogradi zyrtar.
Pse njerëzit në Kllokot pyesin “a i dëgjon dikush”?
Biljana Marinkoviq thotë se askush nuk i dëgjon “thirrjet dhe lutjet” e tyre, edhe pse i janë drejtuar Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe vetë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se bashkatdhetarët e saj nga veriu i Kosovës u shpërblyen për largimin nga institucionet e Kosovës. Ndërsa shton se nuk dëshiron të besojë se Serbia “do të heqë dorë dhe t’i lërë t’i marrë uji”.
Biljana Marinkoviq shpreson se edhe ata do të kenë të ardhura si bashkatdhetarët e tyre në veri të Kosovës.
“Si është situata tash, askush nuk na sheh dhe nuk na dëgjon. Ata nuk duan të na shohin, dhe unë nuk dua ta besoj këtë”, thotë Marinkoviq dhe shton se “është e lehtë të jesh patriot me xhepa plot”.
“Bëhu patriot pa asnjë të ardhur, ky është patriot për mua, jo me dy mijë euro në muaj, ndërsa dikush nuk mund të mbijetojë as për një muaj”, thotë ajo.
Biljana Marinkoviq thotë se djali i saj studion jashtë qytetit të tij dhe se ata nuk mund të mbijetojnë vetëm me pagën e burrit të saj.
Pjesëmarrësit e protestës (majtas) Miodrag Vukeliq, (në mes) Biljana Marinkoviq, (djathtas) Rade Gjuriq.
Këta banorë thonë se janë të pakënaqur me punën e politikanëve në pushtetin lokal dhe pretendojnë se ka individë që i marrin rrogat nga buxheti i Serbisë dhe nuk jetojnë fare në Kosovë. Ata thonë se ka nga ata që marrin paga të dyfishta, nga sistemi serb dhe nga ai kosovar.
Në krye të komunave serbe në Kosovë është Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Partisë Progresive Serbe (SNS), partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. E njëjta situatë është edhe në Vërbovc.
Radio Evropa e Lirë disa herë ka raportuar për pagat e dyfishta të zyrtarëve të Listës Serbe, përkatësisht se shumica e tyre marrin paga nga buxheti i Qeverisë së Kosovës dhe nga ai i Qeverisë së Serbisë.
Kë e nderoi Vuçiqi?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi më 9 nëntor me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq, për shkak se kanë lënë pozitat dhe kanë refuzuar të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi më 9 nëntor me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.
Po ashtu, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë më 17 nëntor ka njoftuar se ka filluar nënshkrimi i kontratave mes “shtetit të Serbisë dhe serbëve të larguar nga institucionet e Prishtinës”.
“Prandaj, të gjitha të ardhurat që kanë marrë në sistemin e Prishtinës, do t’i marrin nga shteti i tyre, Serbia”, thuhet ndër të tjera.
Dorëheqjet masive nga institucionet e Kosovës në veri, si nga Policia, autoritetet gjyqësore dhe administrata lokale u bënë në fillim të nëntorit, në shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS (Republika e Kosovës).
Pjesëtarë të komunitetit serb të Policisë së Kosovës zhveshin uniformat pas dorëheqjes.
Në komunat në veri, targat KM (Mitrovicë e Kosovës) të lëshuara nga autoritetet serbe janë ende në përdorim, ndërsa në zonat në jug të Ibrit ato janë hequr dhjetë vjet më parë.
A do të ketë ‘kujdesje’ për serbët e jugut?
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, pas dorëheqjeve të serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës tha se ata nuk duhet të shqetësohen dhe se për të gjithë do të ketë “kujdes”.
Tani, serbët në jug të Ibrit shpresojnë që e njëjta do të vlejë edhe për ta.
Dragan Spasiq jeton në një shtëpi gati të rrënuar me familjen e tij prej pesë anëtarësh me ndihmë sociale prej 170 eurosh.
Dragan Spasiq tregon shtëpinë e tij pothuajse të rrënuar.
Ai kërkon të punësohet si roje sigurie, që të mund të mbajë familjen.
Etiketimi: Mercenarë dhe tradhtarë të huaj…
Ranko Moskiq është baba i një vajze pesëvjeçare dhe pretendon se kalvari i tij[vuajtjeve] e ka detyruar të protestojë para Autoritetit të Përkohshëm Komunal të Vitisë.
Ranko Moskiq, njëri nga pjesëmarrësit e protestës, i cili kërkon nga Beogradi që ta punësojë.
Aktualisht, ai merr ndihmë sociale dhe shtesë për fëmijë, që është gjithsej rreth 180 euro.
“Kam dalë këtu për të kërkuar të drejtat e mia me popullin tim, por askush nuk ka bërë asgjë[asnjë zgjidhje]. Na paraqesin si shembull të keq, si opozitë, që ne punojmë për një shërbim të huaj, mercenarë. Po të punonim për një shërbim, ne nuk do të ishim këtu. Nuk kemi rrugëdalje tjetër veçse të jemi këtu”, thotë ky 28-vjeçar.
I pyetur se kush ua jep dhe pse këto epitete, ai përmend kryetarin e Organit të Përkohshëm Komunal të Vitisë, Srgjan Nikoliq”.
Ata gjatë protestës kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të komunës paralele, e cila funksionon nën sistemin serb.
Të njëjtën gjë e konfirmojnë edhe pjesëmarrësit e tjerë të protestës dhe besojnë se për këtë, askush nga Beogradi zyrtar nuk dëshiron të bisedojë me ta dhe t’i dëgjojë brengat e tyre.
Radio Evropa e Lirë disa herë ka tentuar të kontaktojë me Srgjan Nikoliqin për të marrë mendimin e tij ndaj këtyre akuzave, por pa rezultat.
Rade Gjuriq tregon se si dy djemtë e tij janë larguar nga Kosova për shkak se nuk kanë gjetur punë. Ai fajëson pushtetin lokal për një situatë të tillë.
“Këtu nuk ka punësim për djalin tim. Ka mbaruar shkollën dhe nuk ka punë, ndërsa në disa familje janë të punësuar nga tre-katër anëtarë në arsim, shëndetësi, këtu në komunë… Gjithë familja është e punësuar, për disa s’ka asnjë [vend pune]”, thotë Gjuriq.
Rade Gjuriq fajëson pushtetin lokal për problemin e papunësisë.
Institucionet arsimore dhe ato shëndetësore në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit serb.
Protestat e mëhershme
REL-i iu drejtua edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me pyetjen se a është në dijeni se disa serbë në jug të lumit Ibër ka nëntë muaj që po protestojnë duke kërkuar ndihmën e Serbisë, nëse dikush ka folur me ta, si dhe nëse do të përmbushen kërkesat e tyre, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.
Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarët e komunitetit serb në jug të Ibrit kanë protestuar kundër pagave të dyfishta, punësimit mbi baza partiake dhe lidhjeve familjare. Pothuajse të njëjtat protesta janë mbajtur në Graçanicë afër Prishtinës, Pasjan afër Gjilanit dhe Osojan afër Pejës. Mirëpo, pas disa kohësh tubimet u ndërprenë me arsyetimin se u ishte premtuar se do t’u zgjidhej problemi.
Ndërkohë, disa individë u punësuan në sistemin serb, por ka edhe nga ata që ende nuk janë punësuar, por nuk e ngritën zërin më./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje