LAJMI I FUNDIT:

Senati voton bindshëm për vazhdimin e misionit të Swisscoy-t në Kosovë

Senati voton bindshëm për vazhdimin e misionit të Swisscoy-t në Kosovë

Një debat që ngjallet kohë pas kohe, ai për vazhdimin ose jo të qëndrimit të Swisscoy-t, Misionit Paqësor të Zvicrës në Kosovë ka marrë një përgjigje të fortë nga Dhoma e Kantoneve (Senati) i Zvicrës.

Me 33 vota pro dhe vetëm 4 kundër, është votuar sot bindshëm mbetja deri në vitin 2020 e ushtarëve zviceranë në Kosovë, shkruan srf.ch.


Siç dihet, që nga përfundimi i luftës, gjegjësisht nga viti 1999, armata e Zvicrës është në mbështetje të trupave ushtarake ndërkombëtare KFOR-it, të stacionuara në Kosovë.

Këshilli Federal planifikon redukstimin e trupave zvicerane në Kosovë, por ky redukstim do të rrjedhë në mënyrë graduale, transmeton albinfo.ch. Nga 235 ushtarë sa janë tash, në përfundim të misionit numri i tre do të bjerë në 165.