Senati amerikan hedh poshtë projektligjin për buxhetin

Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët e opozitës, kishte miratuar një projektbuxhet që parashikonte shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për kujdesin shëndetësor, të miratuar nga administrata e Presidentit Obama.
Varianti i projektligjit, të miratuar nga Senati të hënën pas dite, e lejon fillimin e zbatimit të ligjit për kujdesin shëndetësor, ashtu siç ishte parashikuar më 1 tetor. Projektligji shkon tani përsëri në Dhomën e Përfaqësuesve.
Kongresi, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, ka kohë deri në mesnatë të hënën për të shmangur mbylljen e qeverisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































