LAJMI I FUNDIT:

“Sëmundjet infektive”, një libër me vlerë për studentë dhe ata që përballen me sëmundjet infektive

“Sëmundjet infektive”, një libër me vlerë për studentë dhe ata që përballen me sëmundjet infektive

Fjala është për librin shumë cilësor dhe bashkëkohor, i cili u është dedikuar kryesisht studentëve të mjekësisë dhe stomatologjisë, por edhe të gjithë atyre të cilët në punën e tyre ballafaqohen me problemin e infeksioneve dhe të sëmundjeve infektive

Autorët Ilir Tolaj, Hamdi Ramadani, Shemsedin Dreshaj, dhe 24 autorëve të tjerë kontribuues, me qasjen e tyre specifike përshkruajnë sëmundje të shumta, duke theksuar faktet më të rëndësishme në mënyrë të thjeshtë. Sëmundjet janë ilustruar dhe përshkruar bukur, transmeton Telegrafi.

Sëmundjet infektive gjithmonë kanë zgjuar interesimin më të madh për shkak të shfaqjes masive, vdekshmërisë së madhe dhe pasojave afatgjate që i kanë shkaktuar.

Shfaqja e një numri të madh të sëmundjeve të reja infektive përgjatë viteve, kanë çuar deri në ndryshime të konsiderueshme në terapi të pacientëve, mirëpo edhe kanë imponuar nevojën që të bëhet përshkrimi me të gjitha dijet e reja të konsiderueshme dhe relevante nga kjo fushë. “Sëmundjet infektive”, merret pikërisht me këto njohuri.

Duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij studimi, Prof. Hamdi Ramadani, bashkëautor, thotë që ky libër i parë universitar është avancim i konsiderueshëm në literaturën mësimore të infektologjisë. Është shkruar në mënyrë koncize, por njëkohësisht në mënyrë mjaft informative, bashkëkohore dhe gjuhësisht korrekte.

“Si mësimdhënës me përvojë të gjatë nga infektologjia, konsideroj se ky tekst madhor ofron dije cilësore dhe të dobishme si studentëve ashtu edhe specializantëve të infektologjisë dhe degëve të tjera. Është një libër ku janë përfshirë të gjitha sëmundjet e pranishme në vendin tonë, por edhe të vendeve tjera. Ky vëllim është i dobishëm, sepse aty përshkruhet se si është diagnoza e një sëmundjeje, ecuria, cila është terapia dhe profilaksia e saj”.

Zhvillimi shumë dinamik i infektologjisë gjatë viteve të fundit dhe rëndësia gjithnjë e më e madhe e sëmundjeve infektive imponojnë nevojën që dijet e mjekëve klinikë në praktikë vazhdimisht të perfeksionohen dhe të plotësohen.

– Pikërisht ky libër, mundëson shikimin në metodat më bashkëkohore dhe të diagnostikës dhe protokolleve të terapive për numrin më të madh të gjendjeve të rëndësishme infektologjike”, thotë Prof. Hamdi Ramadani, drejtor i klinikës Infektive në QKUK

Libri është një projekt jofitimprurës i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës dhe Katedrës së Sëmundjeve Infektive të Fakultetit të Mjekësisë. Studentët, mund ta marrin librin falas. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori