Selvije Jao merr leje qëndrim në Itali: Shpati do ishte shumë i lumtur sot

Bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjete sociale.
Ajo bën me dije se ka marrë leje qëndrim në Itali, gjë që ia mundëson edhe trajtimin e djalit atje.
E njëjta thekson se po të ishte këngëtari gjallë do të ishte shumë i lumtur për këtë.

"Për shëndetin dhe të ardhmen e Roelit. Faleminderit përzemërsisht që në kohë rekord na ndihmuat të sigurojmë leje qëndrim 3-vjeçar në Itali dhe jo vetëm", u shpreh ajo.
Tutje shtoi: "Shpati do të ishte shumë i lumtur sot, por ne do ja dërgojmë amanetin në fund".
Artisti vdiq në fund të nëntorit derisa ishte në Itali me familje për kurimin e të birit.
Shpati dhe Selvija vlen të ceket se kanë bashkë një djalë të quajtur, Roel. /Telegrafi/





























































