LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Përçarja e thellë politike u reflektua edhe në temën e të pagjeturve

Selmanaj: Përçarja e thellë politike u reflektua edhe në temën e të pagjeturve

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj përplasjeve të fundit në mes deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministrit të qeverisë, Driton Selmanaj.

Përmes një statusi në Facebook, Selmanaj ka thënë se në cilëndo rrethanë është me deputetën e LVV-së, Saranda Bogujevcin, madje edhe kur ajo mund ‘të gabojë’ qasjen se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës.

“Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!”, ka shkruar Selmanaj.


Selmanaj ka thënë se është irrutuese për të dhe qytetarët përqarja e thellë politike në Kosovë.

“Ajo që sot është irituese për çdo qytetar, pra edhe për mua, është përçarja e thellë politike, që fatkeqësisht po reflekton edhe në tema nacionale, e për më keq, kjo u reflektua edhe në temën e të pagjeturve”, ka shtuar Selmanaj.

Postimi i plotë:

“SARANDA BOGUJEVCI DHE DRITON SELMANAJ

Në cilëndo rrethanë jam me Saranda Bogujevcin, madje edhe kur mund ‘të gabojë’ qasjen se si e shtron çështjën e të pagjeturve, që rrjedhimisht është plagë e saj, por edhe e Kosovës.
Shpirtërisht, si njeri e si shqiptar, në këtë temë jam me Ty Sarandë!
Ajo që sot është imituese për çdo qytetar, pra edhe për mua, është përçarja e thellë politike, që fatkeqësisht po reflekton edhe në tema nacionale, e për më keq, kjo u reflektua edhe në temën e të pagjeturve.

Cila është e vërteta e kësaj plage?!

Të gjitha qeveritë kanë mundur të bëjnë më shumë, por që e verteta e hidhur ështëse Kosova, me pozicinin e saj si shtet, nuk e ka fuqinë që ta zgjidhë çështjën e të pagjeturve, sepse Serbia vazhdon t’i fshehë krimet e saj, pra logjika e politikës serbe, në Beograd, është logjikë e fshehjes dhe përkrahjes se krimit ndaj shqiptarëve!!
Po ashtu, tashmë duhet të thuhet se po mungon presioni i domosdoshëm i faktorit ndërkombëtar për të zhdukurit e luftës.
Duke qenë kritik ndaj Driton Selmanajt, pavarësisht kontekstit të fjalës së tij, mendoj se njerëzit si deputetja e nderuar, Saranda Bogujevci, duhen të jenë shembull, sidomos kur flasin për plagët të cilat i kanë perjetuar vetë.

Sidoqoftë, një kërkim falje e zv. Kryeministrit më se njerëzore.

Personalisht jam në mesin e të mbijetuarëve, pothuaj i mbijetuar me dhjetëra herë, por kur kam folur në Parlamant,veçanërisht për Masakrën në burgun e Dubravës gishtin e kam drejtuar nga kriminelët serbë, që na vranë e masakruan po në atë burg famëkeq.
Po ashtu kam qenë kritik ndaj institucioneve tona që nuk kanë bërë sa dhe si duhet për nxjerrjen e kriminelëve serbë para drejtësisë.
Por, që nuk kam provuar që Masakra e Dubravës të shnëdrrohet në arenë të përplasjeve politike në mes te partive politike në Parlamentin e Kosovës.
Njerëzit si Ju, Saranda, e nderojnë Parlamentin dhe i japin kuptimin dhe vlerën institucioneve të Kosovës të ngritura me gjakun e mijëra dëshmorëve!

Krejt në fund, unë jam me Ty në temën e të pagjeturve, njëjtë siç jam sot me pjesëtarët, udhëheqësit e UÇK-së dhe prijësit e institucioneve tona të cilët akuzohen nga Gjykata e Njëanshme / Speciale, që më së paku është e Kosovës”, ka shkruar Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori