LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj, Kurtit: Në librat e kriminalistikës shkruan se kushdo që kryen vepër penale, është kriminel

Selmanaj, Kurtit: Në librat e kriminalistikës shkruan se kushdo që kryen vepër penale, është kriminel

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po flitet për Kodin Penal, i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti se ka një aktgjykim dënues nga gjykata, duke thënë se njëjtë është rasti edhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputeten Mimoza Kusari-Lila.

Selmanaj e ka quajtur shqetësuese mosdakordimin në mes Kurtit dhe Haxhiut për këtë çështje.


“Për mu është shqetësim mosdakordimi në mes kryeministrit dhe ministres, as një orë nuk pat që tha kryeministri se do të zbardhen rastet që kanë ndodhur në demonstrata, kjo flet për një moskoordinim të brendshëm të kësaj Qeverie. Tendenca e ministres për të thanë që në Kosovë mund të ngritën aktakuza dhe ne duhet me prit aktgjykimin final për të ndërmarrë veprime ndaj zyrtari publik mendoj se është shumë gabim. Janë ndër parimet themelore të demokracisë ku personat me aktakuzë duhet të liruar detyrat”, u shpreh Selmanaj.

Deputeti i LDK-së, tha se vetë Albulena Haxhiu është e përfshirë në raste të tilla e edhe Albin Kurti është i dënuar nga Gjykata.

“Ju kuptoj ministre sepse jeni vetë e përfshirë në rastin e tillë, pra keni aktakuzë, e çka është më e keqja kryeministrin e vendit e kemi me aktgjykim dënues. z.Kurti në promovimin e parë të qeverisë tha se ministrja e Ekonomisë dhe Financave nuk mund të flet shumë për ekonominë për atë që ka ndodh që 20 vjet sepse atë qasje e gjeni vetëm në librat e kriminalistikes. Unë i them kryeministrit se në librat e kriminalistikës e gjen se kushdo që kryen vepër penale është kriminel”, tha Selmanaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori