LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj i kënaqur me investimet e KEDS-it në Deçan

Selmanaj i kënaqur me investimet e KEDS-it në Deçan

Të shumta janë projektet investive që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka shtrirë edhe në rajonin e komunës së Deçanit.
Në këtë kuadër viti 2015 dhe fillimviti 2016 për këtë komunë ishin të kënaqshme sa i përket investimeve që KEDS ka sjellë në këto anë, e të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me stabilizimin dhe ngritjen e cilësisë së furnizimit me energji.

Rasim Selmanaj – Kryetar i Deçanit, deklaron se bashkëpunimi me KEDS-in ishte dhe mbetet deri në këtë fazë shumë korrekt nga të dyja palët.


“KEDS ka pasur mirëkuptimin ndaj kërkesave dhe nevoja që ka kjo zonë. Ka sjellë investime në rrjet dhe në trafo cilësore për fshatra dhe për pjesë tjera në qytet”, thotë numri një i Deçanit.

Selmanaj tregon edhe zonat ku KEDS-i ka investuar, e të cilat duke pasur parasysh edhe nevojën emergjente dhe vjetërsinë e rrjetit, kanë qenë prioritet edhe për komunën dhe banorët.

“Dislokimi i rrjetit elektrik nga ajror në tokësor në rrugët ‘Luan Haradinaj’,dhe ‘Dëshmorët e kombit’, pastaj dislokimi e vendosja e Trafove në Prejlep respektivisht dhe në rrugën ‘Elez gecaj-Maxhun Berisha’, ishin disa nga investimet serioze që KEDS ka kryer”, shton Selmanaj.

Bashkëpunimi i KEDS-it me institucionet komunale të Deçanit ka qenë në nivel tw duhur dhe kryesisht ka shkuar nëpërmjet Drejtoratit për urbanizëm të kësaj komune.

Foto KEDS Terren

Sipas kryetarit Selmanaj thotë se një bashkëpunim i tillë pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen me një projekt edhe më të madh që kjo kompani do ta shtrijë në këto anë.

“Shumë shpejt nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS do të fillojë riparimi në tërësi i rrjetit elektrik në fshatin Strellc të Epërm dhe kjo është një nga projektet mëse të nevojshme për ekonomitë familjare atje, për çka komuna do të mbetet e gatshme të bashkëpunojë me operatorët për çfarëdo që është e nevojshme në mënyrë që projekti të realizohet sa më shpejtë”, përfundon Rasim Selmanaj.

Kërkesat dhe nevojat e banorëve të Deçanit në riparim të rrjetit për furnizim stabil me energji elektrike mbeten imediate për banorët e rajonit të Deçanit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori