LAJMI I FUNDIT:

Selimi takon shefin e Zyrës së KiE-së, Frank Power, flasin për sistemin e drejtësisë 

Selimi takon shefin e Zyrës së KiE-së, Frank Power, flasin për sistemin e drejtësisë 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot është takuar me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtarë të KiE-së.

Selimi e ka njoftuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Power, për disa procese prioritare të MD-së, si Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit, i cili tashmë është në fazën përfundimtare, legjislacionin lidhur me fuqizimin e luftës kundër korrupsionit, ecurinë e ligjit për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, procesin e hartimit të raportit nga Grupi Punues për llogaridhënie duke përfshirë edhe Vettingun, si dhe një sërë çështjesh që lidhen me reformën në drejtësi.

“Ministri Selimi nga zyrtarët e KiE, u informua për tri projekte kyçe të Këshillit të Evropës në Kosovë, respektivisht Projektin kundër Krimit Ekonomik PECK III, Përforcimin e luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – faza II VAW, si dhe për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë KoSEJ II”, thuhet në njoftim.


Më tej bëhet e ditur se është diskutuar për njërin nga projektet e KiE-së me Ministrinë e Drejtësisë, për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga sektori i drejtësisë sipas metodologjisë së CEPEJ-it, rezultatet e së cilës analizë dhe të dhënat e grumbulluara kanë shërbyer gjithashtu edhe në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe më pas në procesin e hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundimit e Ligjit.

Me këtë rast, ministri Selimi tregoi se si rezultat i këtij projekti, Ministria e Drejtësisë është duke punuar në themelimin e një njësie për analiza dhe statistika në Ministrinë e Drejtësisë, e cila do të jetë njësi koordinuese dhe përgjegjëse për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave nga sektori i drejtësisë.

Ministri Selimi dhe shefi i Zyrës së KiE-së, Power, kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Evropës në çështjet kyçe, të cilat e avancojnë sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori