LAJMI I FUNDIT:

​Selimi pas deklaratave të Isa Mustafës: Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë

​Selimi pas deklaratave të Isa Mustafës: Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi  ka thënë se nuk do t’i komentojë deklaratat e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas arrestimit të nënkryetarit të kësaj partie dhe kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Selimi tha se mëton të shtyjë përpara moton që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë.

“Me të marrë mandatin ne e kemi pasur një moto të kësaj ministrie edhe mendoj që këtë moto e ka përqafuar edhe e tërë Qeveria, që politika duhet t’i mbajë duart larg drejtësisë. Ne kemi organe kompetente që merren me këtë çështje dhe unë nuk kam koment për asnjë deklaratë, por unë mëtoj ta shtyjë përpara këtë moto që politika t’i majë duart larg drejtësisë. E duart në këtë rast nuk janë vetëm ligamentet duart, por edhe në aspektin metaforik si çfarëdo ndikimi që është në drejtësi”, tha ai.


Mustafa: Arrestimi i Haki Rugovës me prapavijë politike - po tentohet të njolloset Qeveria Hoti
Lexo po ashtu Mustafa: Arrestimi i Haki Rugovës me prapavijë politike - po tentohet të njolloset Qeveria Hoti

Të premten e kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Istogut, nën dyshimin për keqpërdorim detyre, konflikt interesi dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

E dje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një konference për media kishte kërkuar që rasti i Rugovës të trajtohet nga Prokuroria Speciale./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori