Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se Institucionet e Kosovës çdo herë do ta kenë mbështetjen e Opozitës kur bëhet fjalë rrezikimi i territorit të Kosovës.
Veç tjerash Selimi ka thënë se nuk ka rëndësi se kush e dha urdhërin për kthimin e trenit në Rashkë, sipas tij nëse Qeveria do ta tregojë veten le ta ndalojnë qarkullimin e trenit në Kralevë.
”Ne jemi në dijeni se çdo ditë futet një tren në Kosovë që vjen nga Kraleva. Nëse urdhrat e herë Kryeministrit, apo Presidentit, që kanë dhënë për të kthyer atë tren, atëherë duhet ta kthejnë edhe atë nga Kraleva”, tha Selimi në debatin televiziv në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
Selimi tha se “Policia dhe Institucionet e Kosovës do ta kenë mbështetjen e Opozitës, por gjithmonë për mbrojtjen e territorit të Kosovës. Por ajo çfarë ndodhi me trenin është një lojë e situatës politike në Kosovë. Kam drojë që ky skenar nuk e pati episodin e fundit kur treni u kthye nga Rashka”, tha Selimi.
”Jemi mësuar në këto situata me dëgjuar edhe këngë pas këtyre ngjarjeve. Edhe sikur të ndodh çdo ditë ajo që ka ndodh të shtunën, Policia e Kosovës e ka për detyrë ta mbrojë vendin”.
”Nëse ne do të bënim kështu në lidhje me çështjen se kush e dha urdhërin apo kush e ndaloi hyrjen e trenit, ne do duhej ta shpallnim hero edhe Drejtorin e KEK-ut kur në raste të caktuara ndalon energjia elektrike dhe pastaj vie. Kjo është punë përditshme që secili duhet ta kryej detyrën e tij”.
Sipas Selimit, ky nuk ishte episodi i fundit i këtij skenari. “Qeveria e Kosovës nuk do duhej të ishte pjesë e këtyre lojërave”.
”Nuk do doja të përgjigjem për urdhërin e ndaljes së trenit sepse ky tren u ndal në Rashkë jo në zonën apo kufijtë e Kosovës. Kush do ta ndalonte sikur të futej brenda. Policia po t’i jipet urdhri çfarë do të bënte, por ai u ndal në Rashkë. Nëse duan që këta të tregojnë shtetin atëherë le të japin urdhra e të ndalin trenin që vjen nga Kraleva”.
Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë poashtu se sovraniteti i vendit është në rrezik, kjo pikërisht pas çështjes së tentim futjes së një treni në territorin e Kosovës.
Sipas tij problemi tek treni qëndron se do të futej ilegalisht në Kosovë dhe jo afishet të cilat i trajtonin çdo ditë
”Nuk pajtohem me kolegun kur tha se Sovraniteti i vendit nuk është në rrezik. Sovraniteti është në rrezik edhe tërësia territoriale është në rrezik. Së paku me këtë të fundit ne duhet të mbushemi mend se ne jemi në rrezik nga Serbia. Kërcënimet vijnë nga shteti serb jo nga terroristët”.
”Nuk do duhej të ishte gjëja kryesore ikonografia e vendosur në tren apo parullat. Problemi është se treni është futur ilegalisht. Mos të harrojmë se trenat qarkullojnë shtet më shtet. Serbia po ndërhyn dhunshëm në infrastrukturën strategjike të shtetit të Kosovës”, tha deputeti Selimi.
”Ajo çka po ndodh tani në Veri, ajo çfarë është bërë me trenin rus, është mirë që u bë e madhe. Sidoqoftë Policia e Kosovës ka shkuar për një mjet të dyshuar. Policia e Kosovës ka konstatuar se hekurudha është e përdorshme. Secili polic ka qenë i gatshëm të vdes nëse do ndodhte diçka”.
”Ky është kërcënim i Serbisë, nëse policia e Kosovës shpreh gatishmëri për ta mbrojtur shtetin dhe Serbia lëshon deklarata të tilla është kërcënim i Serbisë”, ka përfunduar Selimi, njofton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës