LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Konfirmimi i aktakuzave e dobëson rolin e Kosovës në dialog

Selimi: Konfirmimi i aktakuzave e dobëson rolin e Kosovës në dialog

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të mund të ndërmarrin asnjë hap lidhur me publikimin e aktakuzës së pakonfirmuar nga Dhomat e Specializuara.

“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të pavarura dhe çfarëdo interaksioni mes pjesës politike dhe tyre mund t’i shkojë në dëm personit të akuzuar. Çdo hap që mund të merret nga pjesa politike mund të shkaktojë situatë në disfavor të personi të akuzuar”.


“Komunikimi prej pjesës politike me pjesën e pavarur të Dhomave të Specializuara mund të krijonte situatë do të thellohet tendenca që dikush mund të pretendojë se mund të shkaktojë ndikim në drejtësi”, tha ai.

Selimi në Rubikon  të klanks, është shprehur se konfirmimi i mundshëm i aktakuzave ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli do ta dobësojë Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

“Po të konfirmohet aktakuza sigurisht që do ta dobësojë rolin e Kosovës në dialog, nëse goditet Kryeministri, Presidenti … atëherë roli i institucioneve në bisedimet me Serbinë është më i dobët. Mendoj që kur goditen ata që bartin institucionet dhe barrën e negocimit me ftesa me këtë deklaratë e dobëson rolin”.

“Kosova nuk është pa institucione, por zhvillimet që janë bërë me bartësit e institucioneve e kanë prolonguar hapësirën në arritjen e një marrëveshjeje për çështjet për të cilat kemi vuajtur apo pësuar në luftë”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori