E keni hetuar se si krijohen tollovitë në komunikacion? Përjashto rastet kur nuk punojnë semaforët, atëherë është vetëm një arsye e mundshme: policët po e rregullojnë komunikacionin.
Eh, kështu funksionon çdo gjë në Ballkan. Policia krijon kaos e krimi i (pa)organizuem krijon rregull! Mos më thuani se çdo rregull është i mirë! Nejse, policët për aftësinë e tyre me krijue kaos meritojnë me e ba me ta një “selfie” vet kryeministri (në tekstin e mëtejmë vetëm KM)! Ata janë elektorat, janë dhjetë mijë vota! Plus, familjarët! E, kryeministri është në fushatë, tashmë!
Se “selfiet” janë në modë. U çmendëm pas tyre. Këtu te ne ato i solli vet KM-ja. Nuk i gjeti në mes nesh! Përndryshe risitë ndër ne i sjell ai, se ai po del e po shëtitë nëpër botë. Vizë po, edhe buxheti i Qeverisë plot. Ne s’po dalim. Pak për punë parash e pak për punë të politikës së jashtme të qeverisë! Jemi i vetmi vend në Ballkan pa liberalizim vizash. Përndryshe, as mos dyshoni! Ne e kemi qeverinë më të suksesshme në rajon, kontinent e edhe më gjerë!
E kishim fjalën te “selfijet”! Në fakt, ne i kemi praktikue këto “sefijet” edhe më herët, por kur i solli ai, ne na u duken ndryshe! Ne jemi shumë falënderues. Fillimisht kujtuam se ndonjë fotografe tjetër profesioniste me emrin Selfije paska filluar punë në zyrën e KM. Selfije apo Selvije për ne i binte njëjtë. Tashmë krejt stafi i qeverisë merret vetëm me profilin e KM-së në “Facebook” apo “Twitter”. Zyrtarët zgjohen nga gjumi me pizhame dhe e bëjnë një “llajk” te faqja zyrtare e KM-së. Dhe ja fusin gjumit sërish. Ende s’ka ardhë… pranvera. Po vonohet (edhe) sivjet! Ishte veç mashtrim. Çelën lulet…dhe u thanë!
Të kthehemi te policët! Ata janë dora e djathtë e Qeverisë! Ata vrapojnë në rreth, e krimi rri jashtë rrethit! Jashtë zonës së rrezikut! Rrethi i mbyllur ballkanik: politika, policia, krimi! Policia i ruan të gjithë!
Por, sot do të flasim për një lloj tjetër policësh? U thonë “policët e shtrirë”! Do të thoni “kjo po që është punë”! Rri shtrirë edhe punon! Po çfarë pune!? Po të punonin nuk do të kishte nevojë për gjithë këto surrogate ndërkombëtare! Policia është pasqyrë e qeverisë! E “policët e shtrirë” metaforë!
Edhe Qeveria rri shtrirë! Është sërish metaforë, sepse ata nuk rrinë veç shtrirë! As veç në kokërr të shpinës! Rrinë edhe përmbys! Edhe ulur, e besa nganjëherë rrinë edhe në këmbë. U duhet, sepse shkojnë edhe nëpër kokteje! Pra, kryesisht rrinë!
U lavdëruan dy qeveritë se i kanë ndërtuar rrugët! U pa puna, krejt paska qenë veç… fushatë! Nuk i kanë ndërtuar ata, o njerëz. Po paratë kush i dha, do të pyesin avokatët e qeverisë? Për parat tona po pyesni, mund të përgjigjen lirisht qytetarët! As ideja nuk ka qenë e tyre. Janë rrugë strategjike, ndërkombëtare. Bechtel kishte vendos me i ndërtue këndej! Qeveritë veç servisuan!
Përndryshe ju e dini se mediat me raste, edhe rrejnë! Kjo vlen edhe për ato ndërkombëtare.
Mediat ndërkombëtare tash po thonë se autostradën e kombit shqiptar, andej e këndej, i ka ndërtuar vet ish-diplomati “D”, aktualisht menaxher rajonal për Afrikën i korporatës tonë (ndër)kombëtare, “Bechtel”. Prandaj , pëshpëritet se qeveria po mendon me ja ndërrue emrin autostradës. Me e emërue me “Autostrada D ”. E, për me i dallue duhet me i ba me numra. Prej Durrësi deri në Morinë: “D 1”! Prej Morine deri në Merdar: “D2”! Së fundmi: Prishtinë – Shkup: “D3” ! Sikur mbretërit! A nuk ishte mbret ky “D” do të pyesin fëmijët në të ardhmen!? Ishte, do të përgjigjemi ne! Meritat duhet njohur! Se historia më e re shkruhet në Facebook!
Pra, qeveria kryesisht ka ndejt në këtë mandat, dhe ka harxhuar paratë e tona. Kuptohet, nëse nuk i përjashtojmë vizitat diplomatike nëpër botë. Por edhe aty ka ndejtë ulë! Edhe populli, natyrisht, është sjellë sipas asaj fjalës së urtë: rri se po rrimë! U kënaqëm!
Por, uji rri, e KM-ja nuk rri! Më parë sillet në rreth të mbyllun sesa rri në një vend. Gju më gju me popullin! Gju më gju me studentët! Gju më gju me… me krejt! Edhe me Besimin! Luen me top! Premton…! Prej “selfie” në “selfie”.
KM-ja ishte edhe në Japoni së fundmi! Është i kujdesshëm! Na lajmëroi në Facebook, se u bëmë merak ku mbet. Gati kaloi një edicion lajmesh në RTK e ai nuk u përmend. Tmerr! Na la vet, menduam!
Nejse, atje është edhe ambasadori ynë i cili ka shkue me e ndihmue Japoninë në privatizimin e korporatave shtetërore. Pasi e dërguan atje, ai e kuptoi shpejtë se korporatat atje janë tashmë private. Por, nuk bani za. Po rri tha njëherë, tha me vete! Se këndej u bë i famshëm për privatizimet. E fama nuk është e mirë në këtë zanat.
Nejse, kryeministri, vet i dyti, me bagazh me rrota, ateruan në aeroportin japonez, si dy turistë që kanë bërë para mjaft, e po dalin me shëtitë në Tokio. Tokio përndryshe është qytet shumë i shtrenjtë dhe Qeveria ka shkuar në përbërje modeste. Në foto duken ai dhe këshilltari. Kaq duhen. Një kryeministër, një këshilltar dhe një ambasador. Mjafton një nënshkrim!
Nejse, misioni i tyre është me sjellë investitorë. Apo bashkinvestitorë, se tash edhe fondi i privatizimit po zhbllokohet e duhet me hapë vende të reja pune. Ndoshta duhet rikthyer edhe ekspertin për fondin e privatizimeve. Askush sikur ai nuk ia kishte marrë dorën, këtij fondi! E KM-ja shkoi, se… por, ai e di vet, pse shkoi!
E “policët e shtrirë”? Por, ka edhe polic që nuk rrinë shtrirë, do të thoni ju! Ka edhe që krijojnë tollovi! Pra, me cilët të bëjë “selfien” e radhës, KM?
Shikuar nga performansa “përtokë” e qeverisë, mbase do të duhej të bënte një “selfije” me “policët e shtrirë”! Mos të i marrim inat “policët e shtrirë”, se, së paku ata, për dallim prej qeverisë, rrinë shtrirë, por buxhetin nuk e harxhojnë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi