LAJMI I FUNDIT:

Sela dhe Kasami përcjellin situatën, nuk duan bashkëpunim me njerëz të inkriminuar (Video)

Sela dhe Kasami përcjellin situatën, nuk duan bashkëpunim me njerëz të inkriminuar (Video)

Lëvizja Besa dhe LR PDSH-ja, po presin epilogun e kryesisë së BDI-së, para se të flasin se a e përkrahin atë si partner eventual. Partia që fitoi 10 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duhet të vendos mes përmbajtjes së kushteve për hyrje në qeveri me OBRM-PDUKM, e cila refuzon të pranoj vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe dygjuhësinë. Këto dy kushte janë të artikuluara edhe në deklaratën e përbashkët, të cilën e përkrahin edhe BESA & LR PDSH-ja.

Flakron Bexheti, i LR PDSH-së thotë se BDI duhet të marr vendimin më të mirë të mundshëm i cili do të jetë në favor të deklaratës së përbashkët të partive politike.


“Po edhe ne jemi në pritje të një vendimi të BDI-s të cilin do ta marr kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim urojmë dhe shpresojmë që BDI të marr vendimin më të mirë të mundshëm i cili do të jetë në favor të deklaratës së përbashkët të partive politike. Gjithashtu do të reflektoj edhe vetë vullnetin dhe arsyen politike të anëtarësisë së vet”, u shpreh ai.

Nga Besa, i janë përgjigjur redaksisë së TV21 se pa epilog zyrtar se me cilin do të lidh partneritet BDI-ja, kjo Lëvizje nuk do të flet. Por, kujton një parim të saj!

“Ne edhe ne të kaluarën e kemi thëne se ne nuk do të bashkëpunojmë me njerëz të inkriminuar dhe me ata të cilët janë kundër Prokurorisë Speciale Publike. Ne si Lëvizje BESA do të ju përmbahemi parimeve për të cilët jemi zotuar duke mbrojtur interesin tonë politik dhe kombëtar, duke mos bashkëpunuar me këtë lidership të VMRO-së”, thotë Besa, për TV21.

Dy partitë kanë tetë mandate bashkë, dhe të dyja janë shprehur “parimisht” pro një koalicioni i cili si parim udhëhiqet me “barazinë” mes dy partnerëve qeveritar, shqiptarët me maqedonasit!

TV21 kontaktoi edhe PDSH-në, por nga atje nuk morëm asnjë përgjigje. Deri në ora 24 nëse partia VMRO-DPMNE nuk do të arrijë të siguroj shumicë parlamentare për të formuar kabinetin e ri qeveritarë, atëherë mandati do t’i jepet liderit të LSDM-së Zoran Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori