Sekuestrohet dosja e tenderit 3.6 milionë dollarë, e financuar nga BB

Burime të prokurorisë së Përgjithshme thanë se “në kuadër të verifikimeve njësia Task-Force në prokurorinë e Tiranës sekuestroi në ministrinë e Shëndetësisë, të gjithë dokumentacionin e tenderit me vlerë 3,6 milionë dollarë”, shkruan e përditshmja Panorama.
Burimet e prokurorisë thanë gjithashtu se “dosja me dokumentacionin e tenderit do të mundësojë verifikimin e procedurave që janë ndjekur nga ministria e Shëndetësisë që nga shpallja e tenderit dhe më tej, te mbledhja e dokumentacionit nga kompanitë aplikuese, relacioni i bërë për vlerësimin e ofertave, dhe në fund, arsyetimi me të cilin është propozuar të përzgjidhet një firmë që kishte bërë ofertë 600 mijë dollarë më të shtrenjtë se konkurrentët.” /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































