Një statujë e artë e veshur me rroba, që i ngjason Harvey Weinsteinit është vendosur në Hollywood.

E gjithë kjo para ceremonisë së Oscarëve të së dielës, ku pritet edhe të protestohet për prezencën e regjisorit.


Skulptura, e titulluar Casting Couch, është një bashkëpunim midis artisti të Los Angelesit, i njohur si Plastic Jesus dhe artistit Joshua "Ginger" Monroe.

harvei 2

Plastic Jesus tha se skulptura synon të vërë në qendër të vëmendjes krizën seksuale të industrisë së zbavitjes dhe rolin turpërues të producentit.

Harvey 65-vjeçar është akuzuar për ngacmim seksual, sulm dhe përdhunim të rreth 100 grave. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për seks jo konsensual.

Shumë nga veprat e pretenduara thuhet se kanë ndodhur në dhomat e hoteleve, ku kishte veshur rroba banjoje, ashtu siç është edhe dizajni i skulpturës.

Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet të dielën në Los Angeles të SHBA-ve. /Telegrafi/

harvei 1