LAJMI I FUNDIT:

Seks, drogë dhe tatuazhe, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje (Video)

Seks, drogë dhe tatuazhe, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgje (Video)

Personat e burgosur janë në rezik të lartë për t’u infektuar nga HIV/AIDS. Në një studim të bërë për herë të parë në burgje u identifikuan raste të reja me HIV/AIDS, ndërkohë që të burgosurit pranojnë se kryejnë marrëdhënie homoseksuale të pambrojtura.

“Prevalenca e përgjithshme e HIV/AIDS në sistemin e burgjeve është nën 1 përqind. Janë tërësisht raste të reja. Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale”, u shpreh Arjan Boçi, drejtues i studimit.

Studimi është bërë në shtatë burgje të vendit dhe në shifra më të larta kanë rezultuar të prekurit me hepatit B dhe C të cilët nuk e dinin më parë.


“Ne pamë nivele të larta të hepatitit B dhe të hepatit C në nivele 9 për qind të hepatiti B dhe 11 për qind për hepatitin C, ndërsa 2 për qind me sifiliz. Por, u pa se të burgosurit përfshiheshin në sjellje të shumta me rrezik, të cilat i vënë ata në rrezik për marrjen e këtyre infeksioneve. Dua të përmend marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ku më shumë se 2 të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdornin prezervativin”, tha Boçi.

Të burgosurit përdorin droga me injektim çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive.

“Shkëmbime të shumta praktikash të injektimit. 13 përqind e tyre treguan se përdornin drogë në burgje. Shqetësues është edhe fenomeni i tatuazheve”, shtoi Boçi.

Shqetësues janë dhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura duke shtuar një tjetër rrugë të transmetimit pasi 2/3 e të burgosurve të përfshirë në studim kanë pranuar se kanë bërë të paketën një tatuazh në burg. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori