Një fakt i rëndësishëm që pothuajse të gjithë e harrojmë gjatë hulumtimit për blerjen e banesës është ajo që ne nuk po blejmë vetëm pronë (patundshmëri), njëkohësisht jemi duke blerë edhe stilin e jetesës, ose thënë ndryshe të bërit pjesë e komunitetit, lagjes.
Nëse do të pyesni njerëzit që kanë eksperienca të shumta me ndërrimin e shpeshtë të vendbanimeve, do të merrni këshillat më të mira që do të ndikojnë në vendimin tuaj përfundimtar. Por, mos harroni! Jo të gjithë njerëzit kanë kërkesa të njejta, jo të gjitha lagjet janë perfekte. Por, nëse një lagje i përmban këto elemente kryesore, mos mendoni dy herë.
Koncepti arkitektonik i lagjes
Lagjja duhet të përbëhet nga nga një numër jo shumë i ngarkuar i ndërtesave, si p.sh. 8 blloqe banesore, të gjitha me pesë funksione që përfshijnë elemente si:
• Një shesh publik me “The Walking District”
• Banim me recepsion të centralizuar
• Restaurante, kafiteri, dyqane për furnizim me ushqim dhe argëtim
• Ambientet e zyrave dhe
• “Life in Motion, Pool and Spa” hapësirën për aktivitete sportive, kujdes personal dhe pishinë të përbashkët për shfrytëzim nga banorët.
Dizajni i apartamenteve duhet formuar nga një kuptim dhe qasje ultra-moderne, me arkitekturë minimaliste, bazuar në konceptin e një shesh-qytetëze që përfshin “linja të guximshme gjeometrike që kornizojnë qiellin, si dhe hapësira të mëdha të gjelbërimit’’, nga hulumtimi jonë dhe biseda me arkitektë të ndryshëm, vetëm Marigona Hill përmbush këtë kriter.
Në Marigona Hill, ju do të keni mundësi të shijoni privilegjet ekskluzive të rezidencave/apartamenteve duke filluar nga 89.7m2 deri në 300 m2, me një përzgjedhje të organizimit që variojnë nga njësitë me dy dhoma të gjumit e deri tek apartamentet e mëdha dhe penthouse me 4 apo 5 dhoma gjumi dhe me pishinë private.
Koncepti i “Splendour Apartment”
Të pasurit e një apartamenti me një kopsht në zemër të Prishtinës së Re, që ka gjithashtu një pamje të qytetit, parkut të Gërmisë apo edhe të maleve përreth, konsiderohet një realizim i ëndrrave. Apartamentet me ballkone të mëdha, me pamjet e tyre të shkëlqyera dhe të gjitha privilegjet që ju ofrojnë terracat private, ju krijojnë një mënyrë jetese vërtetë ekskluzive në zemrën e Prishtinës së Re.
Në nivelet e kopshtit, secili apartament përmban kopshtin e krijuar individualisht dhe pishinën, duke dëshmuar se është e mundur ta bësh atë realitet me botën e gjelbër dhe natyrore të ëndrrave tuaja. Krejt këto kombinojnë arkitekturën moderne duke hapur dyert për ata që kërkojnë të rizbulojnë stilin e jetës në një komunitet të shkëlqyer dhe një lagje moderne të Prishtinës së Re.
Apartamentet kanë këto sipërfaqe:
• 116m2 me tarracë 100m2
• 140m2 me tarracë 95m2
• 152m2 me tarracë 180m2
• 156m2 me tarracë 147m2
• 161m2 me tarracë 137m2
• 230m2 me tarracë 159m2
• 244m2 me tarracë 182m2
• 250m2 me tarracë 185m2
Koncepti i “Supreme Apartment”
Me ballkone të mëdha që ju ofrojnë pamje të lezetshme të Prishtinës, Gërmisë dhe maleve përreth, mund ti eksploroni ato vetëm disa hapa larg nga parqet e gjelbëruara. Këto apartamente karakterizohen nga planimetritë që fillojnë prej 89.7m2 e tutje.
Ndërtesat shtrihen skaj shëtitores që përmban markat më të mira botërore, TOP restaurantet dhe kafiteritë, dyqanet që ju mundësojnë të gjitha kushtet për jetesë, hapësirat për argëtim, hapësirat për aktivitete sportive dhe pishinën e përbashkët; të gjitha këto ofrojnë një përvojë jetese të pashembullt.
“The Walking District” dhe “Life in Motion, Pool and Spa” plotësojnë realitetin e lumturisë në Marigona Hill.
Apartamentet kanë këto sipërfaqe:
• 89.7m2 me ballkon 22m2
• 96.4m2 me ballkon 22m2
• 97.8m2 me ballkon 37.4m2
• 119.2m2 me ballkon 38.7m2
• 126.4m2 me ballkon 42.1m2
• 131.5m2 me ballkon 43.6m2
• 131.8m2 me ballkon 28m2
Të gjitha banesat në Marigona Hill përbëhen nga korridore të ndriçuara me galeri dhe recepsion të centralizuar. Veçanti e banesave është shtrirja e xhamave përreth banesave të cilat mundësojnë pamje marramendëse që frymëzojnë dhe njëkohësisht ju ngacmojnë. Ky koncept është një ftesë për të provuar rutinat e përditshme në një lagje kreative, që është e lidhur ngushtë me komunitetin dhe parqe të shumta.
The Walking District
Imagjinoni mundësinë që menjëherë pas punës, ti hidhni çelësat në tryezë në banesën tuaj dhe të dilni për një shëtitje ku përveç takimit me fqinjët/miqtë, ju njëkohësisht jeni duke i përfunduar edhe obligimet familjare si blerja e ushqimeve, pastrimi kimik, vizita tek dentisti, ose ndoshta të shijoni ushqimet e ndryshme të ofruara nga TOP restaurantet me menu vendore dhe ndërkombëtare. Nëse ju pëlqejnë brumërat, edhe ky element është i menduar pasi do të ketë shkrirje të ndryshme të kuzhinave. E gjitha kjo ju shijon më tepër nën tingujt e muzikës të ofruar nga muzeu i muzikës. Peshë nuk do të shtoni! Pasi do tu bie ti harxhoni të gjitha kaloritë nga vizitat e atelieve dhe galerive të artit brenda “The Walking District” apo edhe në vizitat e rregullta në ‘Life in Motion, Pool and Spa”.
Life in Motion, Pool and Spa
“Life in Motion, Pool and Spa” koncepti do të përfshijë pishinën, SPA, sallë fitnesi, aktivitete tjera fizike si pilates, yoga, cross-fit edhe shumë aktivitete që vijnë për herë të parë në Kosovë në Marigona Hill. Kjo qendër është inspiruar nga koncepti “sa më shumë që lëvizë, aq më mirë jeton”.
Të jetosh në Marigona Hill, do të thotë të mos ikësh kurrë sepse të gjitha gjërat mahnitëse ndodhin në një vend. Thjesht i ke të gjitha sikur në përrallë!
Eksperiencat e mëparshme nga ndërtuesit e lagjes
Ndoshta elementi më i rëndësishëm që duhet ta keni parasysh gjithmonë. Kjo pikë përmendet më së shumti nga të gjithë, Që në fakt eksperiencën e kanë nga Marigona Residence, ku vlera e shtëpive në atë lagje është rritur për 2.5x, që nënkupton që ju përveç mirëqenies tuaj po investoni edhe në rritjen e vlerës së pasurisë suaj të paluajshtme në të ardhmen.
Për t’ua lehtësuar përzgjedhjen tuaj stafi i Marigona Hill ju mirëpret çdo ditë në zyrën e Marigona Hill ku do t’iu prezantojnë në detaje konceptin dhe tu ofrojnë zgjidhjen e cila juve përshtatet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje