Sekreti i figurës së Kim Kardashian zbulohet: truku i thjeshtë që krijon forma perfekte

Kim Kardashian është e njohur për format e saj trupore që tërheqin gjithmonë vëmendjen.
Përveç dietës dhe stërvitjes së rregullt, një nga sekretet e figurës së saj të tonifikuar lidhet edhe me një teknikë të veçantë të nxirjes së trupit.
Sipas artistit të njohur të nxirjes Jimmy Coco, i cili kujdeset prej vitesh për pamjen e Kim-it, konturimi strategjik me nxirje me sprej mund të krijojë iluzionin e një trupi më të tonifikuar dhe me forma më të theksuara, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, shkruan DailyMail.

Ai shpjegon se përgatitja e lëkurës është shumë e rëndësishme përpara aplikimit të nxirjes, duke këshilluar piling dhe shmangien e kremit hidratues ditën e trajtimit.
Gjatë procesit të nxirjes përdoren teknika të veçanta për të krijuar iluzionin e një barku më të sheshtë, një dekolteje më të theksuar dhe vitheve më të ngritura.

Jimmy Coco, i cili punon në Los Angeles dhe është i preferuari i shumë yjeve të Hollivudit si Kendall Jenner dhe Ariana Grande, ka treguar se kjo teknikë përdoret shpesh për të krijuar një efekt vizual më të tonifikuar të trupit.
Sipas tij, për rezultate më të mira nxirja duhet të qëndrojë rreth tetë orë para se të lahet, ndërsa hidratimi i rregullt i lëkurës ndihmon që efekti të zgjasë më gjatë. /Telegrafi/































































