LAJMI I FUNDIT:

Sekretet e bukurisë franceze të cilat duhet t’i aplikoni nga ky moment

Sekretet e bukurisë franceze të cilat duhet t’i aplikoni nga ky moment

Vajzat franceze gjithmonë kanë ditur të kujdesen për veten! Ato njihen për pamjen e tyre të bukur dhe stilin e veçantë.

Le ta pranojmë – të gjithë duam një lëkurë pa të meta, flokë të mrekullueshme dhe makijazh të përsosur, transmeton Telegrafi.

Duke marrë parasysh këto, brendi francez i bukurisë ‘Bourjois’ shpjegon se çfarë bëjnë vajzat franceze për t’u dukur aq mirë.


Sa më thjesht, aq më bukur

Francezet e kanë perfeksionuar artin e të vënit pak (thuajse fare) makijazh. Prandaj, në vend se të përkushtoheni të lyheni e tëra, ndiqni këshillën e vajzave franceze dhe përqendrohuni në ndonjë karakteristikë të vetme. Kështu, nëse jeni duke planifikuar t’i rregulloni sytë, atëherë buzët lini me ngjyrë natyrale. Ose nëse jeni duke i lyer buzët me ngjyrë të theksuar, atëherë makijazhin e syve bëjeni thjesht me një shtresë maskarë.

Parfumi është gjithçka!

Në Francë nuk konsideroheni tërësisht e veshur derisa ta keni zhytur trupin në parfum. Është e rëndësishme ta zgjedhni një parfum të cilin do ta vëni gjithmonë dhe të jetë ai parfumi që ju identifikon juve si person.

Lërini flokët natyrale

Njësoj sikur që e preferojnë makijazhin sa më minimal, vajzat franceze i preferojnë edhe flokët natyrale.

Bëni masazh fytyrës çdo ditë

Një këshillë sekrete antiplakje e vajzave franceze është t’i bëni masazh fytyrës çdo ditë sepse e rritni qarkullimin e gjakut dhe i parandaloni rrudhat e parakohshme. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Fëmija juaj
Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Flokë dhe stil
Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Fëmija juaj
Sekreti i çifteve të lumtura qëndron në gjestet e vogla, pohon terapisti

Sekreti i çifteve të lumtura qëndron në gjestet e vogla, pohon terapisti

Në çift
Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Keshilla Modë
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Kalo në kategori