Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami me të ardhur në krye të kësaj ministrie iu kishte hyrë “fshesë” disa zyrtarëve që ishin punësuar në kohën kur këtë ministri udhëhiqej nga Mimoza Kusari-Lila.
Në mesin e këtyre zyrtarëve ishte edhe tashmë ish-sekretarja Eljana Naka e cila u suspendua nga pozita e sekretares së përgjithshme më 5 qershor të vitit të kaluar.
Por, pavarësisht kësaj, Naka vazhdon të marrë ende pagë nga MTI-ja – dhe këtë ia lejon edhe Rregullorja.
Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltarja për Media dhe Komunikim në MTI, Vjollca Dibra.
“Në bazë të Rregullores NR. 06/2012 për pozitat e larta drejtuese në shërbimin civil të Republikës së Kosovës dhe Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, Zyrtari i lartë drejtues i suspenduar për shkak të fillimit të procedurës disiplinore, gjatë kohëzgjatjes së pezullimit, i takojnë 50% të pagës së tij/saj bazë”, ka thënë Dibra për Telegrafin.
Ajo ka shtuar se rasti i Nakës vazhdon të jetë në procedurë gjyqësore.
Telegrafi ka tentuar për katër ditë radhazi të marrë një përgjigje edhe nga vetë Eljana Naka, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.
Muaj më parë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil, kishte marrë një vendim mbi të cilin ministrja Hykmete Bajrami detyrohet që Nakën ta kthejë në pozitën e mëparshme si dhe t’i bëhet kompensimi i pjesës së pagave dhe beneficioneve të tjera që rrjedhin nga marrëdhënia e saj e punës, nga data 5 qershor 2015.
Hykmete Bajrami, pas vendimit që kishte marrë për shkarkim e Nakës kishte thënë se ajo është shkarkuar pasi kishte dështuar që ta menaxhojë stafin, jo vetëm gjatë kohës sa Bajrami është ministre, por edhe në periudhën e mëhershme.
Një ish-zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kishte përshëndetur vendimin e ministres Hykmete Bajrami.
Flamur Keqa që tash është Drejtor i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ia ka renditur një listë të gjatë të shkeljeve që sekretarja e dikurshme e kësaj ministrie dhe dora e djathtë e ish-ministres, Mimoza Kusari-Lila, Eljana Naka ka bërë në këtë ministri e që sipas tij, arrijnë deri në shkelje ligjore kushtetuese.
Reagimi i tij kishte ardhur pak kohë pas lajmit se vendimi i marrë për degradim të saj nga pozita e Sekretares së Përgjithshme ishte vendosur në hyrje të banesës së saj.
“E ka lyp e ka gjete…besoni qe meriton shume me tepër…plote shkelje ligjore, kushtetuese, sjellje jonjerëzore, abuzim dhe keqpërdorim me post, …shembull tipik se si duhet te keqpërdoret pozita e shtetit dhe te shkelen parimet baze te një zyrtari qeveritar…mungese e njohurive baze, mungese menaxheriale, mungese te etikes ne pune dhe te sjelljes ndaj shërbyesve civil…degradim eklatant i pozitës se larte qeveritare…Eljana Naka”, kishte shkruar Keqa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Një e-mail i dërguar nga një punëtore te Jeff Bezos zbulon mangësitë e sistemit të pagave, Amazon fillon hetimin

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë