LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite      

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite      

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltebnerg, ka thënë se Aleanca Veri-Atlantike është e gatshme ta mbështesë Ukrainën kundër pushtimit rus – luftë kjo që mund të zgjasë me muaj por edhe ndoshta me vite.

“Do të vazhdojmë të japim maksimumin duke bërë presion mbi presidentin rus Vladimir Putin që t’i jap fund luftës – duke i vënë sanksione, e në anën tjetër duke mbështetur ekonomikisht por edhe ushtarakisht Ukrainën – dhe duhet të jemi të përgatitur për sfida afatgjate”, shtoi Stoltenberg në samitin e NATO-s në Bruksel, transmeton Telegrafi.


Biden i kërkon Kongresit, 33 miliardë dollarë shtesë për ta ndihmuar Ukrainën
Lexo po ashtu Biden i kërkon Kongresit, 33 miliardë dollarë shtesë për ta ndihmuar Ukrainën

“Është një situatë e paparashikueshme në Ukrainë. Por ekzistojnë mundësitë që kjo luftë të zgjatë me muaj e me vite”, tha ndër tjera i pari i Aleancës Veri-Atlantike.

Stoltenberg theksoi se NATO po bëhet gati ta ndihmojë Kievin që të avancojë në aspektin ushtarak, dhe t’i lë anash pajisjet e kohës së Bashkimit Sovjetik për t’i zëvendësuar me ato moderne – por se sipas të parit të NATO-s, do të nevojitet kohë dhe trajnim.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane përfshirë, Holandën dhe Francën, së fundmi kanë njoftuar se do të furnizojnë  Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, siç janë topat howitzers – që e ndihmojnë Ukrainën ta mbrojë veten nga Rusia.

Kryeprokurorja ukrainase publikon fotografitë dhe të dhënat e dhjetë ushtarëve rusë, përgjegjës për krime lufte mbi civilët në Bucha
Lexo po ashtu Kryeprokurorja ukrainase publikon fotografitë dhe të dhënat e dhjetë ushtarëve rusë, përgjegjës për krime lufte mbi civilët në Bucha

Gjermania së fundmi ka njoftuar se do ta furnizojë Ukrainën me predha anti-tank, kjo pasi së fundmi është kritikuar mjaft për indiferencë dhe ka hezituar ta ndihmojë ushtrinë ukrainase.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, tha të mërkurën se do të mbështetin ushtrinë ukrainase – madje do të ofroj trajnime dhe mirëmbajtje të pajisjeve ushtarake. /Telegrafi/