LAJMI I FUNDIT:

Sekretari i PDK-së akuzon Haskukën: Për shkak të paaftësisë për të qeverisur, Prizreni humbi pesë milionë euro

Sekretari i PDK-së akuzon Haskukën: Për shkak të paaftësisë për të qeverisur, Prizreni humbi pesë milionë euro

Sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prizren, Visar Islamaj, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, duke thënë se arroganca e tij ndaj drejtorëve të partnerëve të koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme.

“Ushtrimi i pushtetit autoritar dhe arroganca e Mytaher Haskukes ndaj drejtorëve të partnerëve te koalicionit, dhe ledhatimi i atyre që i ka emëruar vet në pozicione politike, ka sjellë pasoja të pariparueshme për qytetin e Prizrenit. Në historikun e qeverisjeve të qytetit të Prizrenit, nuk mbahet mend të ketë pasur qeveri më të lodhur, me të dobët e me të korruptuar se kjo e Mytaher Haskukes”, tha ai.


Sipas tij, për shkak të Haskukës, Prizreni ka humbur 5 milionë euro buxhet nga grandet e qeverisë.

“Në këto tre vitet e fundit te qeverisjes nuk kam parë e as dëgjuar nga dikush se, në Prizren është realizuar ndonjë projekt i rëndësishëm ose i ndërmjetme. Është e turpshme që qyteti t’i humb 5 milionë euro buxhet nga grandet e qeverisë për shkak të arrogancës dhe paaftësisë për të qeverisur”, ka shkruar ai, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori