Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), kanë organizuar sot punëtorinë “Zhvillimi i kapaciteteve të MBPZHR –së për përmirësimin e komercializimit ndërmjet fermerëve të vegjël dhe fermerëve ekzistencial”.
Në këtë punëtori janë prezantuar analiza për zhvillimin edhe avancimin e fermave të vogla, përmes të cilave janë paraqitur mënyrat më të mira të mundshme për përmirësimin e komercializimit ndërmjet fermerëve të vegjël dhe fermerëve ekzistencial. Krahas kësaj, janë prezantuar edhe politikat zhvillimore dhe investimet e MBPZHR-së për mbështetjen e fermave të vogla.
Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka treguar se kjo ministri me politikat strategjike ndërsektoriale dhe në harmoni të plotë me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian, është e orientuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për prodhuesit vendorë, në mënyrë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm që vendi t’ju bashkëngjitet trendeve zhvillimore të vendeve të BE-së.
“Ministria e Bujqësisë, në programet e saj mbështetëse investimet i ka të orientuara edhe në fermat e vogla dhe përmes këtyre investime synojmë që në të ardhmen të rrisim edhe më tej aftësitë konkurruese të fermave në prodhimtarinë bujqësore, si dhe të përmirësojmë kushtet e punës në këto ferma. Investimet në ferma dhe agropërpunim janë jetike për të avancuar dhe për ta komercializuar sektorin e bujqësisë, duke e shtyrë të orientohet gjithnjë e më shumë drejt kërkesave të tregut”, ka thënë Halimi.
Në anën tjetër, U.d. i Kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, ka thënë se përmes implementimit të Programit për Pagesa Direkte dhe Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, kanë arritur që të përkrahin numër të madh të fermerëve në vend, si dhe një numër të madh të agrobizneseve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia