Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger, ka thënë se ballafaqimi me të kaluarën [siç ka kërkuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti] nuk mund të jetë parakusht për bisedime [me Serbinë], sepse sipas tij, nuk do të ketë as bisedime. Ai thotë se për sukses në dialog nevojiten kompromise të dhimbshme.
Diplomati gjerman thotë se “është koha e fundit për përfundimin e “konfliktit” mes Kosovës dhe Serbisë. Mungesa e përparimit ndikon në zhvillimin dhe stabilitetin e të dy vendeve dhe të gjithë rajonit”, tha Berger, për DW në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.
Ai thekson se i dërguari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell kanë mbështetjen e plotë të Berlinit.
“Ata po bëjnë pikërisht atë që duhet të bëjnë: po i bashkojnë të dy palët në bisedime”.
“Në fund, do të nevojiten kompromise të dhimbshme në mënyrë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe obligative të dalë nga negociatat, e cila u mundëson të dy vendeve të bashkohen me BE në të ardhmen”, tha Berger
I pyetur në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili vendosi si kusht për bisedime ballafaqimin me të kaluarën, Berger tha se është një supozim i rëndësishëm që të gjitha palët të përballen me përgjegjësinë e tyre, dhe se pajtimi vetëm ashtu është i mundur.
“Por ballafaqimi me të kaluarën nuk duhet të jetë parakusht për dialog, përndryshe nuk do të ketë bisedime. Nga pikëpamja ime, është se një marrëveshje e suksesshme mes Kosovës dhe Serbisë do ta bënte më të lehtë ballafaqimin me të kaluarën”, shtoi diplomati gjerman.
Bashkimi Evropian mbetet “partneri më i afërt dhe më i besueshëm” i Ballkanit Perëndimor, shton Sekretari i Shtetit Berger. Ai kujton paketën e investimeve prej nëntë miliardë eurosh që BE planifikon për zhvillimin në rajon, veçanërisht në lidhje me reformën mjedisore dhe digjitale, por ai la përshtypje të përziera nga vizita e tij e fundit në rajon. “Ekziston një zhgënjim i caktuar, por gjithashtu pashë afërsi dhe interes të madh për BE -në. Por ne, BE -ja, duhet ta bëjmë të qartë se jemi seriozë kur flasim për rrugën drejt BE -së. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur “, tha Berger për DW.
I pyetur nëse tregu i përbashkët i rajonit, i mbështetur në BE, mund të jetë një hap i përshtatshëm i ndërmjetëm, ai tha se “Qeveria gjermane e sheh të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Zgjidhjet e ndërmjetme të propozuara nuk janë zgjidhjet e duhura dhe as autoritetet dhe as njerëzit në rajon nuk i duan ato. Në të njëjtën kohë, ne shohim potencial të madh për rajonin në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Përparimi në këtë fushë, siç është ndërtimi i një tregu të përbashkët rajonal deri në vitin 2024, mbështet rrugën e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE -së”, tha Berger.
Ai përkujton se një treg i përbashkët dhe njohja reciproke e diplomave u dakordua në samitet e Procesit të Berlinit dhe e quan atë një kusht të rëndësishëm që plani i investimeve evropiane të zbatohet.
Berger edhe një herë theksoi se Berlini zyrtar mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal (Common Regional Market – CRM), i paraqitur si një alternativë ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, e cila u nis nga udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore me emrin e punës “Mini- Schengen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025