LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Qeveria me 61 deputetë e vë Kosovën në situatë të brishtë

Sejdiu: Qeveria me 61 deputetë e vë Kosovën në situatë të brishtë

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Sejdiu në një prononcim në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se votimi i qeverisë me 61 vota e sjell Kosovën në situatë të brishtë.


“Situata ka qenë tepër komplekse në kuptimin e përgjithshëm pasi mocioni i mosbesimit ka ardhur për shkak të mosbesimit të ndërsjellë të partnerëve të koalicionit.  Tash kemi një situatë kur qeveria është votuar me 61 vota që është situatë fragjile dhe e brishtë. Unë uroj që Kosova të gjej shteg të kapërcyeshëm për të përballuar këto sfida”.

Ish-kryetari i LDK-së thotë se koalicioni u formua nga grimca shumë të vogla e që sipas tij ka ndodhur edhe herëve tjera, përcjell Telegrafi.

Duke folur për qëndrimin e Vjosa Osmanit, Sejdiu thotë se ajo ka vendosur t’iu qëndrojë besnike votuesve të saj.

“Në këtë moment ajo ka konsideruar se ky qëndrim duhet të shkojë deri në fund”.

Sejdiu thotë se LDK duhet të lejojë fjalën e lirë por që sipas tij deri më tani në disa raste ka zyrtarë që janë sanksionuar.

“Është mendim i saj dhe nuk do të dëshiroja të komentojë më tepër”, shtoi më tej Fatmir Sejdiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori