LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu – Haradinajt: Pozicioni e mbaj taksën dhe dua marrëveshje përfundimtare, është i çuditshëm (Video)

Sejdiu – Haradinajt: Pozicioni e mbaj taksën dhe dua marrëveshje përfundimtare, është i çuditshëm (Video)

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se mbajtja e taksës dhe kërkimi i një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë është një pozicion i çuditshëm.

Sejdiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini,  ka thënë se nëse Kosova e ka me interes vazhdimin e dialogut, në diskutim duhet të vihet edhe taksa.

“Ta kemi të qartë se po futemi në një proces dialogu ky synimi është njohja reciproke. Nëse faktori ndërkombëtar thotë se taksa është problematike atëherë duhet të gjejmë mënyrën se si ta kushtëzojmë Serbinë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i PSD-së ka thënë se ka shumë tema që e bëjnë të mundshme pezullimin e përkohshëm të taksës.

“Pozicioni e mbaj taksën, dua marrëveshje përfundimtare dhe nuk lëvizi nga kjo taksë për mua është paksa i çuditshëm”.

Nënkryetari i PSD-së ka thënë se Serbia duhet t’i marrë disa hapa mirëbesimi që janë të arritshëm dhe të thjeshtë.

“Të ndalët fushata kundër Kosovës, marrëveshja për energji të zbatohet e që neve na mundëson  një pavarësie energjetike dhe dy tre elemente tjera që na mundësojnë një marrëveshje mirëbesimi”.

Sejdiu thotë se Marrëveshja e Brukselit dhe CEFTA po ndikojnë keq te tregtarët e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori