LAJMI I FUNDIT:

Sefer Tahiri: Jo kundër kryqit fetar, por kundër kryqit politik!

Sefer Tahiri: Jo kundër kryqit fetar, por kundër kryqit politik!

Analisti Sefer Tahiri pas vendosjses së gurthemelit të kryqit në Butel dhe konflikteve të djeshme, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se ne nuk jemi kundër kryqit, por kundër keqpërdorimit të tij, nuk kemi kundër kryqit si simbol fetar, por si simbol politik-partiak, madje edhe zgjedhor, transmeton Telegrafi.

‘Ne nuk jemi kundër kryqit, por kundër keqpërdorimit të tij, nuk kemi kundër kryqit si simbol fetar, por si simbol politik-partiak, madje edhe zgjedhor. Nuk jemi kundër që të përdoret në hapësira fetare, por jo edhe publike, nuk jemi kundër që këtë simbol dikush ta përdor edhe si totem, por jo si provokim.
Bukur e kishte thënë autorja Suzana Gocevska në kolumnën e saj-kryqi nuk është simbol i kulturës.
Shqiptarët u takojnë tri feve, janë model në botë për respektimin e ndërsjellë të besimeve dhe rjedhimisht nuk kanë asgjë kundër kryqit krishter, por koha e totemizmit ka kaluar.
Mendoj se ka bazë që vendimi i komunës së Butelit për vendosjen e “pajisjes urbane” (kryqit), e këshilltarët shqiptarë të BDI-së nuk e kanë vërejtur se për çfarë pajisje bëhet fjalë, të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese! Do thoni me të drejtë, po në cilën gjykatë? Në atë që dëshiron të falë kriminelët zgjedhor dhe drogirashët! Por, të paktën, t’i bëhet me dije opinionit publik se vendosësit e kryqave nuk janë për tolerancë, por për dhunë.
Ku mbeti sekularizmi ?
Kundërshtarët e kryqit, që janë në pushtet, nuk duhet të protestojnë rrugëve edhe atë tinëz. Rruga i takon opozitës !
Populli mbrohet në institucione, jo në rrugë. Në vitin 2016 jemi!


P.S Ju parti shqiptare që deri më tani keni qenë në pushtet si duket historia do tu mbajë mend, si pjesemarrës në qeveri, që kanë ndërtuar kryqa gjigant, Njëra në Vodno, tjetra në Butel! Tani hajde nisnjani debatit se cila e ka ndërtuar më të madh’, shkruan Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kosova më 27 maj në agjendë, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Besnike Salihu
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Nga Tirana drejt botës: Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

Lajme
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Kalo në kategori