Lista e 100 kompanive me qarkullimin më të lartë për vitin 2023 përpunohet dhe publikohet nga SEE News, një ndër mediat kryesore të rajonit që mbulon ngjarjet dhe zhvillimet e ekonomisë dhe biznesit.
Në intervistën e dhënë për SEE News, Edlira Muka, Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, tregon mbi rrugëtimin e jashtëzakonshëm 30-vjeçar të Grupit që nga fillimet e tij në Vjenë deri në ditët e sotme, ku është një faktor kyç në disa industri si: shitja me pakicë, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, industria bankare, turizmi, menaxhimi i aseteve, etj.
Muka tregon edhe për të ardhmen e Grupit, me fokus te zgjerimi i mëtejshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut, tek investimet strategjike në sektorin e turizmit, si Green Coast në Shqipëri, por edhe për plane të tjera.
Edlira Muka,
Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN:
Teksa reflektoni mbi rrugëtimin 30-vjeçar të Grupit BALFIN, si është zhvilluar që prej krijimit të tij në vitin 1993 në Vjenë?
Prej themelimit në vitin 1993 në Vjenë, grupi ka qenë përherë i fokusuar për të sjellë risi në fushat dhe tregjet ku operon, duke mos i munguar kurrë ambicia për t’u rritur. Bashkë me rritjen shtoheshin edhe mundësitë, dhe ne vazhdimisht kemi zgjeruar aktivitetin në sektorë dhe hapësira të reja. Sot, Grupi BALFIN operon në një sërë industrish, në të cilat përfshihet: shitja me pakicë, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, shërbimet bankare dhe menaxhimi i aseteve. Ky diversifikim ka konsoliduar prezencën tonë në shumë tregje, si dhe ka forcuar qëndrueshmërinë.
Me kohën, strategjia e grupit ka evoluar për të përmbushur kërkesat në një treg global gjithnjë e më kompleks, ndërsa i qëndrojmë besnikë inovacionit, partneriteteve strategjike dhe përkushtimit ndaj ekselencës. Ne kemi arritur të kombinojmë ekspertizën lokale të tregjeve ku jemi të pranishëm me standardet ndërkombëtare, duke ruajtur avantazhet tona konkurruese edhe përballë sfidave globale. Organizimi dhe drejtimi i Grupit, mbështetur nga aksionerë vizionarë, partneritete të qëndrueshme dhe skuadra profesionistësh, vijon të na motivojë dhe shtyjë përpara drejt arritjeve të reja.
Si i menaxhon Grupi BALFIN aktivitetet në një sërë shtetesh, nga Evropa deri në Amerikën Veriore? Cilat janë përfitimet dhe sfidat që sjell operimi në shumë shtete, me ligje dhe politika rregullatore të ndryshme?
Ne punësojmë ekspertizën më të mirë vendase të një tregu të caktuar, ndërsa ndjekim standarde ndërkombëtare të cilat i aplikojmë në të gjithë Grupin. Në mënyrë që të mbetemi konkurrues dhe inovativë në çdo treg, na nevojitet të jemi strategjikë dhe fleksibël. Këtë ne e realizojmë nëpërmjet ekipeve tona në shtete të ndryshme të cilat bashkëpunojnë për të mbledhur të dhëna, për të identifikuar mundësi, si dhe për t’u kujdesur për ruajtjen e pozicionit udhëheqës në tregjet dhe industritë respektive.
Prania e gjerë gjeografike ofron avantazhe domethënëse, siç janë zbutja e riskut dhe gjetja e oportuniteteve të reja për të zhvilluar biznes. Duke qenë të pranishëm në një treg të caktuar me një kompanie e kemi më të lehtë të mbledhim informacione të sakta për atë shtet apo treg dhe të vlerësojmë zgjerimin e operacioneve tona duke fuqizuar kështu pozicionin tonë në treg.
Megjithatë, operimi në mjedise me ligje dhe rregullatore të ndryshme sjell edhe sfida. Për ta menaxhuar sa më mirë këtë sfidë, kemi krijuar një ekip ligjor të qëndrueshëm dhe kemi caktuar ekipe rajonale pune, duke garantuar përputhshmëri dhe optimizim të aktiviteteve.
Turizmi në mbarë botën u rikthye pothuajse në nivelet para pandemisë dhe Evropa Juglindore po del në pah si destinacion i rëndësishëm. A mund të ndani diçka për planet tuaja të investimit në këtë sektor me përparësi për Grupin BALFIN?
Industria po rimëkëmbet në nivel botëror dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor po gëzojnë vëmendje të veçantë për sa i përket ofertës së tyre në turizëm. Këto shtete, po bëjnë investime të shumta në infrastrukturë pasi duan ta nxisin më tej industrinë. Edhe Grupi BALFIN ka një strategji të mirëpërcaktuar për sa i përket investimeve në turizëm. Investimet tona në këtë industri bazohen nga një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, gjë që e kemi përcjellë më së miri edhe në zhvillimin e objekteve në funksion të turizmit si hotele, rezidenca, etj.
Këtë e dëshmon më së miri “Green Coast” në Shqipëri, një projekt me standard shumë të lartë për turizmin e rajonit, që shkon në harmoni me bukurinë natyrore të zonës. Ky projekt me vlerë mbi 1 bilion euro është një ndër investimet më të mëdha në rajon në industrinë e turizmit. Këtu, në bashkëpunim me Accor Group, vitin tjetër (2025) do të hapim Green Coast Hotel-MGallery Collection. Ky hotel do të jetë i standardit më të lartë, i klasit botëror, e pritet të tërheqë në Shqipëri një demografi më të larmishme turistësh dhe me të ardhura më të larta.
Strategjia jonë e investimeve në turizëm është mbështetur edhe nga shumë institucione ndërkombëtare financiare. Këto bashkëpunime garantojnë qëndrueshmërinë financiare të projekteve tona dhe zbatimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, si edhe na motivojnë për të kërkuar edhe më shumë. Një nga këto praktika është edhe kujdesi ndaj mjedisit. Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e mjedisit natyror dhe për të siguruar që projektet tona të ndikojnë pozitivisht në komunitetet ku operojmë. Kjo qasje përfshin përdorimin e praktikave të qëndrueshme të ndërtimit dhe promovimin e turizmit miqësor ndaj mjedisit. Duke parë përpara, ne jemi duke eksploruar mundësitë për të zbatuar modelet tona të suksesshme në tregje të tjera brenda rajonit.
Si identifikon dhe prioritetizon BALFIN Group mundësitë e tij strategjike për investim? A mund të jepni disa detaje mbi investimet e grupit për periudhën 2024-2025?
Në identifikimin e mundësive për investim ne përherë nisemi nga një analizë e plotë e tregjeve dhe ndjekja e trendëve më të fundit të industrisë ku synojmë të investojmë. Sigurisht, këtu na vjen në ndihmë fakti që kemi akumuluar mjaft përvojë në industritë dhe nga tregjet ku jemi aktualisht. Në industritë kryesore ku ne jemi të pranishëm po punojmë që të ruajmë një rritje organike dyshifrore. Për sa i përket zgjerimit ndërkombëtar, jemi të përqendruar te menaxhimi i aseteve në bashkëpunim me partnerë lokalë të cilët kanë përvojën e duhur.
Strategjia jonë në industrinë e shitjeve me pakicë është që të ruajmë pozitat udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor përmes ngritjes së disa Retail Parks (parqeve tregtare) dhe krijimit të partneritete të reja “franchise”, duke sjellë në rajon marka të tjera ndërkombëtare.
Tirana Bank po punon për të marrë më të mirën nga rritja prej 21 % të vitit të kaluar. Këtë po e bën duke prezantuar produkte e shërbime të reja digjitale dhe duke synuar rritjen e pranisë gjeografike.
Duke e parë situatën në një kontekst më të gjerë, Grupi BALFIN po eksploron në mënyrë aktive sektorët e rinj ekonomikë dhe shtetet të tjera për të investuar. Këto plane ambicioze mbështeten nga aftësia jonë për krijimin e një fondi prej 450 milionë Euro, duke mobilizuar rrjetin tonë të partnerëve investues dhe institucionet financiare. Ndërsa shohim përpara, ne qëndrojmë të përkushtuar për krijimin e një të ardhmeje më të mirë, me ndikim afatgjatë në shoqëri.
Linku i intervistës në SEE News: Operating on two continents, what makes BALFIN distinctive | Southeast Europe Investments News | SeeNews
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën