LAJMI I FUNDIT:

Seanca për Qeverinë Hoti të mërkurën në ora 11:00, Gashi thotë se i kanë numrat

Seanca për Qeverinë Hoti të mërkurën në ora 11:00, Gashi thotë se i kanë numrat
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për votimin për Qeverinë Hoti do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit konfirmoi se seanca do të mbahet të mërkurën, në ora 11:00.


Ai u shpreh i bindur se i kanë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë Hoti, ndërsa në insistimin e gazetarëve se sa vota i kanë, tha se është e pa dinjitetshme që deputetët të shihen si votë.

“Mendoj se është e pa dinjitetshme që deputetët të konsiderohen si vota, deputetët janë personalitete në vetvete dhe duhet të respektohen si të tillë”, tha ai.

“Nesër vendos Kuvendi… Ne i kemi votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë… po në fund është e drejtë e deputetëve të vendosin… Nesër secili deputet e ka mundësinë që të jap vlerësimin përmes diskutimit në Kuvend dhe në fund vlerësimin përmes votës…”, tha ai.

Gashi tha se i kanë përmbyll të gjitha marrëveshjet me subjektet politike në koalicion, ndërsa lidhur me publikimin e marrëveshjes me Listën serbe, tha se duhet të pyetet Avdullah Hoti.

Ai nuk deshi t’i komentojë edhe deklaratat e disa deputetëve se nuk do ta votojnë Qeverinë Hoti.

“E kemi thirr seancën dhe secili deputet mbi bazën e bindjen e tij do të votojë. A janë 60 a 70 vota, vendoset nesër”, tha shefi i GP-së së LDK-së.

Se a do ta udhëheq, Vjosa Osmani seancën, Gashi tha se është çështja procedurale dhe është çështje e Osmanit nëse do ta udhëheq ose jo.

Deputeti Arben Gashi ka folur edhe për mundësinë që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës ta votojnë Qeverinë Hoti. “Me PDK-në nuk kemi diskutuar… Ata kanë deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë”, tha ai.

Gashi nuk ishte në dijeni në seanca do të jetë e hapur për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori