Seanca kuvendare ku duhet të shqyrtohen Ligji për Prokurori Publike dhe Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publike duhet të mbahet në orën 15:00.

Seanca është dakordësuar pas përfundimit të koordinimit të kryetarit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve kuvendare në mungesë të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët janë njoftuar se ata duhet të jenë në orën 15:00, por ende nuk dihet nëse do të nisë në kohë debati dhe nëse diskutimi për Ligjin për Prokurori Publike do të përfundojë gjatë kësaj dite. Nesër do të vazhdojë debatin dhe në fund duhet të votohet me shumicën prej dy të tretave.

Ligjet për Prokurori Publike dhe Këshill të Prokurorëve Publikë janë ndodhen në procedurë të shkurtuar pas shqyrtimit të dy komisionet, përkatësisht në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në Komisioni Legjislativ-juridik./Telegrafi/