LAJMI I FUNDIT:

Seanca gjyqësore ndaj grupit të Azem Sylës e mbyllur për shkak të “zbulimit” të disa provave

Seanca gjyqësore ndaj grupit të Azem Sylës e mbyllur për shkak të “zbulimit” të disa provave

Seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për keqpërdorim pronash të komunave të Prishtinës dhe Graçanicës, ka filluar sot me shtyrje të procesit gjyqësot nga ora 10:00 deri në 13:00ngase të akuzuarit Arton Vila dhe Avni Maxhuni nuk u sollën nga qendrat e paraburgimit.

Vila e Maxhuni u arrestuan më 27 prill, ndërsa pastaj iu caktua paraburgimi në rastin ku i dyshuar është edhe deputeti Azem Syla.

Kryetari i trupit gjykues me të filluar seanca në orën 13 e 30 e mbylli atë për medie dhe publik, pasi sipas tij gjatë seancës do të zbulohen disa prova.


Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës grupin prej 23 persona i akuzon për krim të organizuar, nxjerrje dhe ndihmë e nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit në vazhdimësi, plaçkitje, falsifikim të dokumentit zyrtar, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit në vazhdimësi dhe shpëlarje e parave në vazhdimësi.

Nga këta të akuzuar, Nexharije Hoti ishte gjyqtare në ish-Gjykatën Komunale të Prishtinës, Reshat Fetahu, shef në Departamentin Ligjor në AKP, Gani Ademi këshilltar ligjor i këtij departamenti, Avni Maxhuni avokat, Isak Ademi noter, Albion Maloku nëpunës në Bankën BKT, Xhabir Kajtazi përfaqësues ligjor në L.L.C. “Union” Sh.P.K.

Pjesë e këtij gjykimi janë edhe Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Reshat Fetahu, Shqipe Maxhuni, Arton Vila, Bejtush Zhugolli, Dalip Brahimi, Jeton Govori, Lirim Zeka, Agim Jerlija, Gëzim Rama, Basri Beka, Hamit Bajrami, Gani Ferizi, Fehmi Ferizi, Bislim Bajrami dhe Bajram Gashi.

Aktakuzat ndaj këtij grupi lidhen me keqpërdorim pronash të komunave të Prishtinës dhe Graçanicës.

Bëhet fjalë për 36 hektarë toke komunale të shitur me çmim shumë të ulët në krahasim me çmimin real të tregut.

Ky proces gjyqësor nisi më 6 prill./kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori