LAJMI I FUNDIT:

Sean Penn bën marrëveshje me Krakow për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Sean Penn bën marrëveshje me Krakow për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Fondacioni i bamirësisë së Sean Penn ka nënshkruar një marrëveshje për të ofruar ndihmë për refugjatët ukrainas.

Aktori dhe regjisori fitues i dyfishtë i “Oscar” ishte në qytetin jugor polak të Krakow për të nënshkruar një marrëveshje që do të krijonte një qendër në qytet, e cila do të ofrojë njohuri për kujdesin ndaj refugjatëve.

Qendra do të punësojë gjithashtu staf lokal, i cili do të trajnohet për të ndihmuar refugjatët.


Sean Penn (Foto: Lukasz Gagulski/PAP)

E themeluar në vitin 2010 për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Haiti, fondacioni CORE (Community Organized Relief Effort) tha se tani do të fokusohet në ndihmën e refugjatëve ukrainas në Poloni dhe Rumani.

Fondacioni do të ofrojë gjithashtu mbështetje financiare për rinovimin e ndërtesave të cilat Krakow i ka caktuar për të strehuar deri në 50 refugjatë.

Aktori Sean Penn u bën thirrje SHBA-së dhe Polonisë që të furnizojnë Ukrainën me avionë në mes të sulmeve ruse
Lexo po ashtu Aktori Sean Penn u bën thirrje SHBA-së dhe Polonisë që të furnizojnë Ukrainën me avionë në mes të sulmeve ruse

Polonia dhe Rumania kanë marrë shumicën e refugjatëve që janë larguar nga Ukraina që kur Rusia filloi pushtimin e saj.

Sean Penn (Foto: Lukasz Gagulski/PAP)

Penn, i cili themeloi dhe drejton fondacionin, tha në një konferencë shtypi në Krakow se megjithëse ishte duke punuar në një film dokumentar për sulmin rus në Ukrainë, detyra më e rëndësishme sot ishte të ndihmonte popullin ukrainas.

Ai gjithashtu vlerësoi polakët për mënyrat e shumta që ata kanë ndihmuar refugjatët.

Sean Penn (Foto: Getty Images)

CORE shkroi në faqen e saj të internetit se ndihma e saj për refugjatët ukrainas në Poloni dhe Rumani do të përfshijë gjithashtu furnizime me ushqim si dhe transport. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Kalo në kategori