Vaksina kundër papilloma virusit (HPV), e cila mbron vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës, do të jepet edhe në Kosovë, nisur nga ky vit.
Papilloma virusi transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve seksuale dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës te gratë.
Sipas onkologëve në Prishtinë, kjo formë e kancerit është e dyta për nga shpeshtësia e shfaqjes te gratë, pas kancerit të gjirit.
“[Në Kosovë], me kancer të qafës së mitrës paraqiten më shumë 100 gra në vit, kurse, së bashku edhe me kancerin e vezoreve, ky numër shkon deri në 170”, thotë Ilir Kurtishi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se për këtë vit, ka porositur 300 doza të vaksinës kundër papilloma virusit.
Fillimisht do të mund ta marrin personat vullnetarë apo ata që kanë predispozita gjenetike, ndërsa, nga viti i ardhshëm, vaksina do t’i shtohet kalendarit të rregullt të vaksinimit, që nxjerr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Vaksina do të mbetet e rekomandueshme, ndryshe nga disa vende që e kanë të detyrueshme për grup-mosha të caktuara.
Vaksina, sipas autoriteteve shëndetësore, do të jepet te vajzat e moshës 12 deri në 16 vjeçe.
Fetije Fetaj, zëvendësshefe për imunizim në IKSHPK, thotë se në listë të pritjes janë disa paciente, të cilave imunizimin me këtë vaksinë ua kanë rekomanduar mjekët.
“Vaksinat janë siguruar, jemi duke pritur që brenda disa ditësh ose javësh të arrijnë fizikisht në Kosovë. I kemi disa raste, kemi marrë kontaktet e tyre, numrat e telefonit dhe, në momentin që të arrijnë vaksinat, ato të do vijnë të imunizohen. Janë në pritje tri paciente…”, thotë Fetaj.
Në bazë të studimeve të bëra së voni nga organizata “Cancer Research”, me seli në Britani, vaksina HPV zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.
Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, OBSH-ja rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual.
Nisur nga këto vlerësime, Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës, thotë se është momenti i fundit që IKSHPK-ja ta fusë këtë vaksinë në kalendarin e rregullt të imunizimit.
“Preventiva është më e mirë, më efikase, me kosto më të ulët dhe me përfitime më të larta, krahasuar me mjekimin pas diagnostikimit eventual të sëmundjes”, thotë ai.
Pse është vonuar Kosova?
Bujar Vitija, gazetar në revistën kosovare “Shneta”, i cili përcjell kryesisht sektorin e shëndetësisë, thotë se një nga arsyet që kjo vaksinë nuk është dhënë deri më tash në Kosovë, është çmimi i lartë i saj dhe mungesa e kapaciteteve të Ministrisë së Shëndetësisë për ta mbuluar.
“…megjithatë, kjo nuk e arsyeton mungesën e saj. Duhet të theksojmë se kanceri i qafës së mitrës është ndër llojet më të shpeshta në botë, por edhe në Kosovë. Prandaj, është e domosdoshme që ta kemi vaksinën për të parandaluar sëmundjen dhe për të mbrojtur shëndetin e grave”, thotë Vitija.
Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë dhënë detaje rreth çmimit.
Nga IKSHPK-ja thonë se për vitin e ardhshëm – kur HPV do të futet në kalendarin e vaksinimit të rregullt – kanë kërkuar 5,000 doza.
HPV në kalendarin e vaksinimit të disa vendeve të rajonit
Nga vendet fqinje të Kosovës, Shqipëria ka paralajmëruar futjen e vaksinës HPV në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit.
Në Maqedoninë e Veriut, kjo vaksinë është në kalendar, ndërsa nga viti 2013 është obligative për grup-moshën 12 deri në 26 vjeçe dhe jepet në tri doza.
Në kalendarin e vaksinimit të Serbisë është po ashtu HPV, por vaksina nuk është e obligueshme, është e rekomanduar.
Në vitin 2020, Mali i Zi ka ndarë buxhet për vaksinën HPV, por ato mjete janë përdorur për nevojat e trajtimit të pandemisë COVID-19, e cila ka shpërthyer në atë vit.
Sipas autoriteteve në këtë vend, vaksinimi me HPV do të bëhet prioritet kur të ketë një situatë më të favorshme epidemiologjike me COVID-19.
Vaksina HPV jepet edhe në Bosnje e Hercegovinë, ndonëse nuk është e obligueshme. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës