Albumi përmban dhjetë këngë dhe titullohet si kënga promovuese “Amaneti i Clownit”, videoklipi i të cilës është lansuar javën që shkoi. Muzikën dhe tekstet i kanë bërë vetë anëtarët e grupit, të cilët në këtë album kanë punuar më shumë se dy vite.

“Është një zë i njerëzve normalë që e duan vendin e tyre dhe një mesazh për ata që ndoshta e duan këtë vend, por që e kanë harruar pas lufte- duke e dashur veten më shumë”, është cituar nga gazeta “Koha Ditore” frontmeni i grupit “Troja”, Bujar Berisha.