Në pjesën verilindore të Meksikës nga një re me shi kanë rënë peshq, ka njoftuar autoritet lokale të shtetit Tamaulipas.

“Nuk ka qenë shi i rrëmbyeshëm, por bashkë me shiun nga qielli binin edhe peshq”, thuhej në njoftimin e zyrës së këtij vendi meksikan, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët deri më tani nuk kanë ndonjë shpjegim lidhur me këtë fenomen që ka habitur pothuajse të gjithë.

Por, kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ka ndodhur, pasi vite më parë edhe një qytet kinez ishte “pushtuar” nga peshqit që binin nga qielli. /Telegrafi/

2 202

3 163