Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, kancelari Olaf Scholz ka bërë thirrje për luftë të vendosur kundër antisemitizmit dhe racizmit në Gjermani.
Në video mesazhin, “Kancelari kompakt”, politikani socialdemokrat ka kujtuar ditën e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic para 79 vjetësh dhe miliona viktima të nacionalsocialistëve.
“Demokracia jonë rezulton nga përgjegjësia, që rrjedh nga historia gjermane dhe nga mësimi prej saj kurrë më. Kurrë më përjashtim dhe shfuqizim të drejtash, kurrë më ideologji racash dhe dehumanizim, kurrë më diktaturë. Është detyra themelore e këtij shteti të kujdeset për këtë”, ka thënë Scholz. Për këtë arsye shteti duhet të luftojë “çdo formë të antisemitizmit, të propagandës së terrorit dhe antihumanizmit”, pohoi ai.
Në të gjithë Gjermaninë sot në Ditën Përkujtimore të Viktimave të Holokaustit vendosen kudo kurora për përkujtimin e viktimave të nazistëve, por zhvillohen edhe protesta kundër ekstremistëve të djathtë, në vazhdën e protestave disa javore pas publikimit të raportimeve për plane “riemigrimi” të ekstremistëve të djathtë me politikanë të AfD-së, që për ekstremistët nënkupton dëbimin e miliona të huajve, edhe atyre me pasaportë gjermane.
Parimi “kurrë më” nuk i drejtohet vetëm shtetit. Ai kërkon vigjilencën e të gjithëve. Demokracia jonë nuk është dhënë nga lart, ajo është bërë nga njerëzit. Në këtë kontekst, kancelari gjerman vlerësoi protestat e qindra mijëra gjermanëve kundër ekstremizmit të djathtë në javët e kaluara. “Vendi ynë tani është ngritur në këmbë. Miliona qytetare e qytetarë dalin në rrugë për demokraci, respekt dhe humanizëm”, ka theksuar Scholz në mesazhin me video. Pikërisht tani në kohën e rritjes së populistëve të djathtë në BE, që “nxisin frikën dhe mbjellin urrejtjen”, dhe në kohën e raportimeve “për neonazistë dhe rrjetet e tyre të errëta”, është me shumë rëndësi të mbrojmë demokracinë. Pikërisht këto njerëzit duhet të dëgjohen dhe të ngrihen “kundër antisemitizmit, kundër racizmit, kundër urrejtjes njerëzore dhe për demokracinë tonë”, ka kërkuar kancelari gjerman.
Never again to social exclusion and disenfranchisement,
never again to racist ideology and dehumanisation,
never again to dictatorship.Our “never again” has millions of voices and our democracy millions of faces.#WeRemember #NeverAgain pic.twitter.com/PGUN2LZ5ll
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) January 27, 2024
Edhe politikanë të tjerë kanë marrë shkas nga 27 janari, Dita Ndërkombëtare Përkujtimore e Viktimave të Holokaustit për të theksuar rëndësinë e kulturës së kujtesës për diktaturën nacionalsocialiste dhe kanë paralajmëruar nga rreziku i fuqizimit të ekstremistëve të djathtë. Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit ka kërkuar veprim më të ashpër kundër strukturave të ekstremistëve të djathtë në Gjermani dhe Europë. Rrjete të gënjeshtarëve konspiracionistë dhe nxitësve të urrejtjes janë duruar për shumë kohë, kritikoi zëvendëspresidenti i ekzekutiv i këtij komiteti, Christoph Heubner, duke shtuar se është nënvlerësuar rreziku i këtyre rrjeteve për shtetin ligjor. Sërish përhapet “urrejtja antihumaniste dhe antisemitiste në shumë vende të Europës”, ka theksuar Heubner. Pikërisht për këtë arsye të mbijetuarit u janë mirënjohës atye qindra mijëra njerëzve që këto ditë ngrihen kundër harresës.
Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës për mizoritë naziste gjatë Holokaustit. Në këtë drejtim rol të rëndësishëm për kujtesën luajnë vendet përkujtimore dhe ish-kampet e përqendrimit, ka thekuar Kreu i këtij Këshilli, Josef Schuster. Schuster ka kërkuar mbështetjen më të mirë financiare të institucioneve të kujtesës nga landet dhe federata, sepse ato forcojnë “demokracinë tonë të gjallë”.
E mbijetuara e Holokaustit, Margot Friedländer është shprehur e shqetësuar për rritjen e rasteve antisemitiste në Gjermani. “Nuk do e kisha menduar kurrë, që do të ndodhte sërish kështu, se kështu filloi edhe atëherë”, ka kujtuar 102-vjeçarja, të premten për ARD. Për “ata që e kanë përjetuar këtë”, është “veçanërisht e vështirë ta kuptojnë dhe shumë e trishtueshme”.
Kurse ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit ka bërë thirrje për të nxjerrë mësime nga mizoritë e nacionalsocialistëve. “Varet nga ne të gjallët që nga përgjegjësia për të kaluarën tonë të formësojmë të sotmen”, ka theksuar Baerbock në platformën X, duke shtuar, se “kurrë më është tani.”
Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser që e përkujton 27 janarin në ish-kampin e përqendrimit për gratë, Ravensbrück, ka theksuar, se “pikërisht tani, kur disa i zbusin apo duan t’i harrojnë këto krime të njerëzimit ne duhet ta mbajnë kujtimin gjallë. Ne duhet të përçojmë më tej, atë që na thonë dëshmitarët e fundit që janë gjallë”. Kryemininistri i landit të Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil në këtë ditë kujtoi rritjen e armiqësisë ndaj hebrenjve së fundmi. “Në Gjermani dhe në Saksoninë e Poshtme përjetojmë sërish rritje të antisemitizmit.” Prandaj bëhet edhe më e rëndësishme të mbahet gjallë kujtimi. “Ne nuk duhet të harrojmë fillesat e nacionalsocializmit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje