LAJMI I FUNDIT:

Scholz pranon humbjen

Scholz pranon humbjen

Duket se do të jetë një natë e vështirë për socialdemokratët (SPD) e Gjermanisë dhe kancelarin aktual Olaf Scholz.

Exi Polli i publikuar i ka renditur ata në vendin e tretë – me një përqindje të ulët të votave, që po konsiderohet si më e ulëta nga përfundimi i luftës, transmeton Telegrafi.

Scholz i është drejtuar anëtarëve të partisë së tij në Berlin: “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, është gjithashtu një humbje zgjedhore”.


Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë
Lexo po ashtu Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

“Mendoj se mund të jemi krenarë për faktin që kemi punuar së bashku kaq ngushtë në kohë të vështira. Uroj që rezultati të kishte qenë më i mirë, por ne mund të luftojmë për rezultate më të mira zgjedhore në të ardhmen dhe do të njohim përgjegjësinë për vendin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë në përputhje me rrethanat”, shtoi Scholz.

Ai dukej i ‘thyer’ teksa falënderoi votuesit që i dhanë “nderin” e të qenit kancelar.

“Ju mund të mbështeteni tek ne – ju mund të besoni se Partia Socialdemokrate do të vazhdojë të qëndrojë në parimet e saj”, shtoi Scholz. /Telegrafi/