LAJMI I FUNDIT:

​Scholz i kërkon Rusisë që të arrijë një marrëveshje për eksportet e grurit ukrainas

​Scholz i kërkon Rusisë që të arrijë një marrëveshje për eksportet e grurit ukrainas

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka kërkuar Rusisë që të zbus krizën botërore ushqimore duke ndihmuar në lehtësimin e dërgesave të grurit nga portet e bllokuara të Ukrainës.

Sipas Scholzit, kjo marrëveshje duhet të bëhet për hir të botës.


“Duhet të shpresoni për hir të botës që të arrihet një marrëveshje. Rusia duhet të mundësojë kalimin e sigurt dhe në të njëjtën kohë të japë garanci të besueshme se nuk do ta përdorë korridorin për një pushtim. Nuk mund të ndodhë që anijet që transportojnë grurë të largohen nga portet ukrainase dhe luftanijet ruse të nisen drejt porteve”, tha Scholz, duke iu referuar negociatave në vazhdim për krijimin e një korridori eksporti përtej Detit të Zi.

Pas takimit me Scholz dhe liderë të tjerë evropianë në kryeqytetin ukrainas, presidenti Volodymyr Zelensky kritikoi Rusinë duke thënë se ajo po shkaktonte një krizë ushqimore në zonat e Afrikës dhe Azisë duke ndaluar eksportet e grurit për shkak të një bllokade detare. /Telegrafi/